
Krahasimi/ Si i krijojnë anti trupat personat e vaksinuar që nuk e kanë kaluar Covid dhe ato që janë shëruar
Miqtë e mi, prej disa ditësh shumë prej jush më kanë pyetur çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar infeksionin natyror nga COVID-19! Duke marrë shkas prej këtyre pyetjeve, le të shohim së bashku të vetmin studim të kryer në këtë drejtim.
Kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, New York (SHBA) përmes një studimi të botuar preprint më 1 Shkurt 2021, studiuan pikërisht diferencat e përgjigjes së vaksinës ndërmjet atyre që e kanë kaluar dhe atyre që nuk e kanë kaluar sëmundjen.
Në detaj ata vaksinuan me vaksinën e Pfizer-BionTech ose të Modernës: 68 persona seronegativë (nuk e kanë kaluar sëmundjen), dhe 41 persona seropozitivë (e kanë kaluar sëmundjen.
Siç e dimë, kjo vaksinë kërkon të përdoret një skemë me dy injeksione me distancë 3-javore dhe pritet që maksimumi i përgjigjes të ndodhë rreth 1 javë pas marrjes së dozës së dytë.
Autorët matën përgjigjen e antitrupave te këta individë, si edhe studiuan efektet anësore ndër ta.
Figura A: Rezultatet e përgjigjes së titrit të antitrupave (shprehur në AUC “area under the curve”):
Te personat që nuk e kishin kaluar sëmundjen:
përpara vaksinimit: AUC = 1
9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 439
13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037
17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037
21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.075
Pas dozës së dytë: AUC = 1.399
Te personat që e kishin kaluar sëmundjen:
përpara vaksinimit: AUC = 91
5-8 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 14.208
9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 20.783
13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 25.927
17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 12.661
21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 16.263
Pas dozës së dytë: AUC = 22.509
Pra e thënë shkurt: Ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.
Figura B: Efektet anësore të vaksinave:
Të gjitha efektet anësore ishin të lehta. Efektet anësore ishin më të shumta dhe më të forta te personat që e kishin kaluar sëmundjen. Efektet anësore përfshinin: dhembje, enjtje dhe skuqje në vendin e injeksionit, lodhje, dhembje koke, ndjenjë ethesh, dhembje muskujsh, temperaturë, dhe
dhembje të artikulacioneve.
Autorët dalin në përfundimin se:
Ndryshimi i politikës së vaksinës që t’u jepet vetëm një dozë vaksine personave që e kanë kaluar sëmundjen:
nuk do të ndikonte negativisht në titrat e antitrupave,
do t’u kursente atyre vuajtje të panevojshme, dhe
do të vinte në dispozicion shumë doza vaksinash që nevojiten me urgjencë për të tjerë.


Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...
Historia e plotë >



4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal
Historia e plotë >


Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri, 9 qarqe zona të kuqe, shpresa e vetme janë vaksinat

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

