
Koronavirusi/ Pohime të rrema dhe ç'orientuese mbi vaksinën
Një lëvizje kundër vaksinave ka marrë hov në internet e jo vetëm, por një pjesë e pretendimeve të aktivistrëve të saj janë hedhur poshtë si të rreme e corientuese. Kështu rezulton i rremë pretendimi i osteopates Carrie Madej se njerëzve që bëjnë vaksinën, do t`i ndryshojë ADN-ja.
Ekzistojnë 25 vaksina të ndryshme kandidatësh në provat klinike në të gjithë botën sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), por asnjëra prej tyre nuk do të ndryshojë ADN-në e njeriut dhe ato nuk përmbajnë teknologji për të lidhur njerëzit deri në një ndërfaqe të inteligjencës artificiale.
“Vaksina e Covid janë krijuar për të na bërë organizma të modifikuar gjenetikisht”, thotë Madej në një video që është bërë mjaft popullore në rrjetet sociale.
Janë rrëzuar po kështu dhe pretendimet se vaksina mund të ketë efekte anësore. Michelle Roberts, editorialistja online e BBC-së për shëndetësinë thotë se “vaksinat e reja i nënshtrohen kontrolleve të rrepota të sigurisë përpara se të rekomandohen për përdorim të gjerë”.
Një meme që qarkullon në mediat sociale del me pretendimin se vaksinat ishin përgjegjëse për më shumë se 50 milionë vdekje gjatë pandemisë së grupit spanjoll në 1918-tën. Por kjo është krejtësisht e gabuar thotë BBC: në atë kohë, nuk ka pasur vaksina fare!
Dy ishin asokohe arsyet kryesore të vdekjeve: infeksioni fillestar nga virusi I gripit apo reagimi I fortë iminutar i trupit që conte drejt mbushjes së mushkërive me lëng!



Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Harta e OBSH-së: Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë, ia kalojmë vetëm...

OBSH ndryshon sërish rregullat për mbajtjen e maskës

Kalo: Tre masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
