
Koronavirusi/ Pipero ngre zërin: Nuk është koha për të dëfryer, duhet doemos që...
Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, tha se baret dhe restorantet janë mjediset kryesore ku ndodh më së shumti transmetimi i koronavirusit në vend.
Në “News24”, ai u shpreh se baret dhe restorantet duhet të mbyllen së paku një orë më herët, duke shtuar së të rinjtë “dëfrejnë” në këto ambiente për orë të tëra.
“Nuk është koha për të dëfryer, por për të patur kujdes”- tha Pipero, duke theksuar se duhet doemos që atje ku më së shumti qarkullon virusi, të frenohet.
“Së paku të mbyllen më herët. Nëse baret dhe restorantet nuk respektojnë protokollet e distancave, ato bare që nuk i respektojnë të mbyllen një orë e më parë. Nuk është koha për të dëfryer por për të pasur kujdes. Kam parë dhjetëra lokale plot, brezi i ri, lozin, dëfrejnë me një kafe rrinë 4 orë. Të respektohet protokolli. Duhet të merret një masë.
Nuk jam për karantine të dytë apo një mbyllje të dytë. Nuk është ajo zgjidhja. pjesë e zgjidhjes është kjo që nuk është pjesë e zgjedhjes. Duhet medoemos të frenojmë transmetimin e virusit. Mosha 16-17-vjeçare që vetë në lokale nuk jeton vetëm, ka familje, shkon në shkollë. Duhet doemos që atje ku më së shumti qarkullon të frenohet. Përpara se të mendojmë bllokimin, kapacitetet e shtuara spitalore të respektojmë ato masa që janë të rëndësishme. E shoh të arsyeshme të ngre zërin sepse o sot o kurrë mund ta parandalojmë”, tha Pipero.




Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
VENDIMI/ Bizneseve të vogla iu “falen” rreth 35 milionë euro në vit, ja kush përfiton

Merret vendimi/ Bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura, shkelësit do penalizohen

Genc Sulçebe: Kemi 20 herë më shumë të infektuar me Covid, nga sa janë raportuar (VIDEO)
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
