Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Koronavirusi/ Përkeqësimi i situatës, ekspertët përplasen për menaxhimin e pandemisë

Koronavirusi/ Përkeqësimi i situatës, ekspertët

Shqipëria vijon të numërojë shifra ditore të larta sa i takon vdekshmërisë dhe të infektuarve me koronavirus. Vetëm 24 orët e fundit humbën jetën 4 pacientë ndërsa rezultojnë të infektuar 83 persona ku Tirana shënon numrin më të lartë.

Ndërsa zërat janë që këtë javë pritet të hapet spitali Covid 2, në ish-kirurgjinë e QSUT, ekspertët vijojnë të përplasen mes tyre për menaxhimin e situatës nga autoritetet e larta shëndetësore.
Ideja e hedhur në një nga studiot televizive, nga drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infective në ISHP dhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve Silva Bino për një rikthim të mundshëm të izolimit në fundjavë, nuk është pritur mirë nga kolegët e saj.

Zëra si specialisti i shëndetit public Erjon Dasho fajësojnë autoritetet përgjegjëse për një mungesë të menaxhimit të pandemisë, gjë e cila i ka shtyrë ata të rikthejnë karantinën në fundjavë.

“Zonja Bino është pjesë e Komitetit të Ekspertëve. Ky i fundit ka dështuar në parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe në manaxhimin e krizës. Japin rekomandime që nuk bëjnë sens. Ti drejtohesh karantinës në mesin verës në një kohë kur qytetarët shkojnë në plazhe për efektet e tij shëndetësore dhe për të hequr stresin e karantinës, i kalon kufijtë e përgjegjshmërisë dhe nuk tregon tjetër veçse dorëzimin e Komitetit të Ekspertëve”, është shprehur ai.

I pyetur nga gazeta “Shqip”, drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi tha se akoma nuk është marrë vendimi por ata janë në pritje të vendimarrjes e cila vjen si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve të shtruar në spitalin infektiv ku 72 raste po marrin mjekim të specializuar.


Kundër mbylljes së përkohshme të fundjavave është shprehur dhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili ka vënë theksin më shumë tek forcimi i masave dhe rritja e ndërgjegjësimit për të respektuar rregullat për frenimin e pëerhapjes së Covid-19. Sakaq Dasho theksoi se strategjia më e mirë mbetet parandalimi në të gjitha nivelet. Ndërsa Pipero thote se hapja e Covid-2 te "Shefqet Ndroqi" është nevojë urgjente.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore