
“Koronavirusi është i paparashikueshëm”, mund të kërkojë vaksinim çdo 12 muaj
Vaksina e ardhshme e koronavirusit mund të duhet të injektohet çdo 12 muaj, sipas gjigantit farmaceutik AstraZeneca. Firma britanike është një ndër kompanitë që po përpiqet të zhvillojë një vaksinë të Covid-19.
AstraZeneca deklaroi këtë Javë se fazat e fundit të testimeve po zhvillohen në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikë të Jugut, ndërkohë që pritet të nisin së shpejti edhe në Shtetet e Bashkuara.
Këto teste synojnë të verifikojnë si reagon sistemi imunitar ndaj vaksinës. Më herët gjatë muajit, vaksina që po zhvillohet në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, ofroi kundërpërgjigje premtuese imunitare në fazat fillestare të testimit tek njerëzit.
Megjithatë, kompania e farmaceutikës ngriti mundësinë se mund të duhet më shumë se 1 injeksion në të ardhmen, nëse puna rezulton e suksesshme, për shkak të paparashikueshmërisë së Covid-19.
“Ajo që dimë është se shumica e kompanive po synojnë 2 injeksione për vaksinimin fillestar dhe më pas supozimi jonë bazuar tek ajo çfarë djmë nga teknologjia që përdorim me SARS 1 është se imuniteti mund të zgjasë 12-18 muaj”, – tha Pascal Soriot, ekzekutivi i AstraZeneca. Ai shtoi se virusi është shumë i paparashikueshëm.

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Përhapja e Covid-19 nga muzika, studimi amerikan: S’ka risk të lartë nëse respektohen masat

Kur mund të ndalojmë së mbajturi maskën?

Ilaçi që përdoret për sklerozën e shumfishtë, trajton Covid-19
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
