Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Koronavirusi/ Ekspertët të shqetësuar: Kimikatet në produktet e përditshme, mund të pengojnë vaksinën

Koronavirusi/ Ekspertët të shqetësuar: Kimikatet në

Efektiviteti vaksinës së COVID-19, një hap vendimtar në kthimin në normalitet pas nj viti të shkatërruar nga COVID, mund të pengohet nga ndotja e përhapur nga një sërë kimikatesh të përdorura në produktet e përditshme.

Sasi të vogla të kimikateve të bëra nga njeriu, të përdorura në çdo gjë, nga tiganët që nuk ngjisin, te rrobat e papërshkueshme nga uji e deri te kutitë e picave, janë lidhur me një rrezik të rritur të dëmtimit të mëlçisë, uljen e pjellorisë dhe madje edhe kancerin.

Por shkencëtarët paralajmërojnë se disa nga këto kimikate gjithashtu mund të shkaktojnë një defekt tjetër pak të njohur por potencialisht të rëndësishëm duke ulur efektivitetin e disa vaksinave.

Kjo pengesë mund të hedhë një hije mbi përpjekjet për të shpërndarë një vaksinë Covid-19 për mjaft njerëz që kufizimet në jetën e përditshme të lehtësohen.

"Në këtë fazë nuk e dimë nëse do të ndikojë në një vaksinim, por është një rrezik", tha Philippe Grandjean, një profesor ndihmës i shëndetit mjedisor në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit. "Ne do të duhet të kryqëzojmë gishtat dhe të shpresojmë për më të mirën", shtoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore