
Konflikti me Britaninë/ Zbulohen rreth 30 milionë vaksina AstraZeneca të fshehura në Itali
Gati 30 milion vaksina Astrazeneca janë gjetur të fshehura në Itali. Sipas mediave italiane, "njëzet e nëntë milion doza të vaksinës së AstraZeneca, pothuajse dyfishi i atyre të dorëzuara në 27 vendet e BE deri më tani, do të ruheshin në një strukturë të vetme. E cila ndodhet në zemër të Italisë, në Catalent në Anagni".
Lajmi i zbuluar për herë të parë nga një artikull në La Stampa, sipas të cilit dozat nuk do të ishin destinuar jo për shtetet evropiane që luftonin me vonesat e vaksinimit, por për Mbretërinë e Bashkuar, shkaktoi një trazirë.
Kjo hipotezë e fundit u mohua më vonë nga e njëjta kompani që garantoi që gjysma e shisheve ishin të destinuara për Evropën dhe gjysma tjetër për programin Covax në mbështetje të kombeve në zhvillim.
Thesari i Anagni
Sipas korrespodentit të Brukselit të së përditshmes së Torinos Marco Bresolin, zbulimi i "thesarit" të fshehur buron nga një raport nga Komisioni Evropian për autoritetet italiane.
“Manovrat e AstraZeneca - shkruan Bresolin - u zbuluan falë vizitës së komisionerit Thierry Breton në uzinën në Leiden, në Hollandë, të menaxhuar nga Halix.
Kjo është një nga dy impiantet e përdorura nga kompania farmaceutike për të prodhuar ilaçin në BE (tjetra është në Seneffe, Belgjikë).
Problemi është se ajo ende nuk ka marrë autorizim nga Agjencia Evropiane e Barnave deri më sot. Dhe pa vëzhgim nga EMA, dozat nuk mund të dërgohen në vendet e BE. Ky debat, megjithatë, nuk vlen për Mbretërinë e Bashkuar, e cila në fakt në muajt e fundit të vitit të kaluar do duhej të kishte importuar vaksinat e prodhuara në fabrikën holandeze.

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine
Historia e plotë >





Asnjë i infektuar me Covid nuk mund të votojë
Historia e plotë >
Pasaporta e vaksinimit, si do të funksionojë në Itali dhe problemet
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >