Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Komiteti Teknik i Ekspertëve zbulon si është situata nga Covid-19: Në spitale ka ulje të numrit të shtruarve

Komiteti Teknik i Ekspertëve zbulon si është situata nga

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme për të folur rreth situatës së pandemisë në vend dhe masat anti-Covid.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se situata ka qenë e qendrueshme, ka pasur përmirësim të indikatorëve por “dy ditët e fundit është vënë re shtim i lehtë i numrit të rasteve ditore”.

Sipas Drejtores së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, incidenca dy javore e infektimeve ka pësuar ulje.

“Numri i rasteve aktive ka qenë mbi 25 mijë kurse sot, jemi 20586. Bashkitë e prekura janë 30 bashki deri tani. Mbetet i njëjti raport infeksioni femra meshkuj.

Ndërkohë që fatalitetet janë në të kundërtën e këtij raporti. Në spitale ka ulje të numrit të shtruarve. Ka ulje të numrit të personave dhe në reanimacion e numrit të të intubuarve”, tha Fico.

Sipas saj, Gjirokastra, Berati e Korça “s’kanë pësuar ndryshime për t’u vlerësuar në masat e marra paraprakisht”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore