Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Komiteti Teknik diskuton dozën e tretë për të moshuarit / Debatet për vaksinimin e shtatzënave

Komiteti Teknik diskuton dozën e tretë për të moshuarit /

Autoritetet shqiptare po mendojnë që të aplikojnë dozat e treta të vaksinave anti-Covid fillimisht me moshën mbi 65-vjeç.

"Ka doza vaksine dhe po nxitet vaksinimi për ta aplikuar. Arritja e një mbulese vaksinale. Komiteti Teknik ka hedhur mendime dhe diskuton përkundrejt alternativave të një doze të tretë mbi moshat 65 vjeç", tha Tomini në një intervistë për Report TV.

Ndërkohë, rasti fatkeq i ndërrimit të jetës së një 33-vjeçareje shtatzënë në muajin e katërt ka shtuar debatin mbi vaksinimin për gratë shtatzëna.

Mjeku gjinekolog Redi Hoxhallari shpjegoi për Top Channel se ka një numër të konsiderueshëm grash shtatzëna të prekura nga covid 19. Por a duhet një grua shtatzënë të vaksinohet dhe a ndikon vaksina në keq formimin e bebes sikundër aludojnë shumë gra? Mjeku Hoxhallari tregon se pacientët që ai ndjek i ka rekomanduar ta bëjnë dhe shumë prej tyre janë vaksinuar.

Informacionet e shumta dhe jo të sakta që po qarkullojnë kanë vendosur gratë shtatzënë në një dilemë të madhe.

Nga ana tjetër, zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku thotë se sugjerohet që vaksina të shmanget në 3 muajt e parë të shtatzënisë më pas të bëhet.

“0-3 muaj të parë duhet ta shmangi, është periudhë në të cilën embrioni është në faze delikate. Nuk ka efekt anësorë, por ne e sugjerojmë, nuk është e domosdoshme. Por në muajit e tjerë, mund të bëhet është e sigurt. Vaksinimi para shtatzënisë, sepse nuk ekziston kjo që thonë që mbetesh sterilë. Nuk ndikim, kjo është e vërtetuar”, tha ai për Report TV.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore