Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Koktej ilaçesh për anti Covid, kompania Astra Zeneca nis trajtimin me anti trupa kundër Covid

Koktej ilaçesh për anti Covid, kompania Astra Zeneca nis trajtimin

Kompanica farmaceutike AstraZeneca ka filluar testimin e një kokteji ilaçesh me bazë antitrupat për parandalimin dhe trajtimin e Covid 19, duke dërguar të tjera sinjale premtuese për zgjidhjet e mundshme mjekësore ndaj sëmundjes që ka mbjellë frikë në mbarë botën.

Firma me seli në Londër, e cila është tashmë një prej lidereve në garën globale të prodhimit të një vaksine, sqaroi se ky testim do të vlerësojë nëse AZD7442, një kombinim i dy antitrupave monoklonalë (mAbs), është i sigurtë dhe i tolerueshem mes 48 personave të cilëve do t`I administrohet e që janë të moshave nga 18 deri në 55 vjeç.

Nëse mjekimi do të rezultojë i sigurtë, atëherë AstraZeneca do ta vazhdojë testimin e tij si trajtim parandalues për Covid 19, por edhe si ilaç për pacientët që janë prekur ndërkohë nga sëmundja. Edhe kryeskperti amerikan Anthony Fauci i ka përshkruar antitrupat monoklonalë si një “mjet” shumë të mirë kundër Covid 19 dhe për të zhvilluar mjekimin e saj të bazuar tek ata.

AstraZeneca mori në qershor nga qeveria amerikane 23.7 milionë dollarë. Ashtu sic është paralajmëruar me kohë, vaksina e saj ndërkohë, e zhvilluar së bashku me Universitetin e Oksfordit, mund të jetë gati deri në fund të këtij viti.

Kreu i grupit të vaksinave në Oksford të Britanisë së Madhe, u shpreh optimist për këtë.

“Thjesht është e mundur që, nëse rastet e provave klinike shtohen me shpejtësi, ne mund t’i kemi ato të dhëna këtë vit para rregullatorëve shëndetësor dhe më pas të kalohet përmes një procesi të vlerësimit të plotë të të dhënave”, tha profesori Pollard, i cituar nga CNN.

Por ndërkohë duke folur për BBC Radio 4, Pollard paralajmëroi se procesi mund të zgjasë më shumë pasi që varet se sa të dhëna do të jenë në gjendje të mbledhin shkencëtarët. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore