Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Kodi i Zi/ 159 vdekje nga aksidentet, Urgjenca Kombëtare jep alarmin: 13 këshillat para se t'i jepni makinës

Kodi i Zi/ 159 vdekje nga aksidentet, Urgjenca Kombëtare jep alarmin: 13

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore deklaron se gjatë vitit që u mbyll edhe pse kishte një kufizim të lëvizjes për shkak të pandemisë, u regjistruan 6248 aksidente rrugore dhe 159 persona humbën jetën. Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ka 13 këshilla për drejtuesit e makinave dhe qytetarët për të shmangur aksidentet.

Urgjenca gjithashtu ka bërë edhe një bilanc të llojeve të aksidenteve të ndodhura në Shqipëri, duke i ndarë në disa kategori si: "Kodi i Zi: 159 aksidente me pasojë vdekjen;  Kodi i Kuq: 1475 aksidente me rrezikshmëri të lartë për jetën;  Kodi i Verdhë: 2951 aksidente me dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën;   Kodi Jeshil: 1549 aksidente jashtë rrezikut për jetën;  Kodi i Bardhë: 114 aksidente pa dëmtime dhe jashtë rrezikut për jetën".

STOP LUFTËS SË HESHTUR NGA AKSIDENTET RRUGORE

Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 6248 aksidente rrugore nga të cilat fatkeqësisht kanë humbur jetën 159 persona (kodi i zi)!! Një bilanc vërtetë i lartë, edhe pse gjatë 2020 patëm periudha me kufizim lëvizje. Sipas kodit të rëndesës (kodifikimit) aksidentet i ndajmë si më poshtë:

 Kodi i Zi: 159 aksidente me pasojë vdekjen.
 Kodi i Kuq: 1475 aksidente me rrezikshmëri të lartë për jetën.
 Kodi i Verdhë: 2951 aksidente me dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën.
 Kodi Jeshil: 1549 aksidente jashtë rrezikut për jetën.
 Kodi i Bardhë: 114 aksidente pa dëmtime dhe jashtë rrezikut për jetën.

Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara.

QKUM bën thirrje për ndërgjegjësim dhe tregoni kujdes në ndjekjen e disa rregullave dhe këshillave:
1.Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor si edhe sinjalistikën vertikale dhe atë horizontale.
2.Kontrolloni gjithmonë mjetin përpara se të niseni.
3.Respektoni shpejtësinë e lejuar edhe nëse është e nevojshme ngadalësoni shpejtësinë.
4.Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit.
5.Mos i mbani fëmijët në sendiljen përpara apo në krahë.
6.Fëmijët i vendosni me rripat e sigurimit në sendiljet përkatëse.
7.Nëse udhëtoni natën, sapo të keni shenjat e para të gjumit, ndaloni dhe pushoni.
8.Mos parakaloni në zonat urbane.
9.Nëse shikoni një makinë që ka ndaluar ose që ngadalëson shpejtësinë, duhet ta bëni edhe ju, pasi mund të ketë këmbësor duke kaluar.
10.Qytetarë edhe nëse jeni në vijat e bardha, sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.
11.Ju drejtues të biçikletave dhe motorrëve përdorni gjithmonë kaskat mbrojtëse si edhe sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.
12.Mos drejtoni automjetet nëse keni konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike.
13.Mos drejtoni autumjetet nëse keni marrë ndonjë qetësues.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore bën të mundur kontrollin dhe monitorimin në kohë reale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
#KUJDES #Respekto_Rregullat_e_Qarkullimit_Rrugor
#Mbro_Jetën_TëndeQKUM_në_Shërbimin_Tuaj #Telefono12

Kodi i Zi/ 159 vdekje nga aksidentet, Urgjenca Kombëtare jep alarmin: 13

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore