Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Kjo është vaksina e re që do ndryshojë lojën"/ Mjeku Alimehmeti e bën të qartë: Po infektohen të pavaksinuarit

"Kjo është vaksina e re që do ndryshojë

Mjeku Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot në studion e Zona Zero në Top News për të qartësuar edhe njëherë se më të rrezikuarit për t’u infektuar janë të pavaksinuarit.

Sipas tij vaksinat e kanë treguar efektivitetin e tyre duke rritur imunitetin e njerëzve ndaj COVID.

Ai gjithashtu shtoi se një vaksinë e re Novavax pritet të ndryshojë lojën dhe do jetë më e efektshme.

“Vaksina mbron, e ka treguar që mbron. Ka efektivitet. Rritet imuniteti. Sipas efektivitetit themi Pfizer, Astrazeneca, Sputnik dhe Sinovac, kjo është shkalla e efektivitetit.

Me Delta-n nuk i bëhet gjë me një dozë. 95% e personave të infektuar janë të pavaksinuar. Rastet e reja me COVID janë pakësuar. Jemi duke parë që shifrat e të infektuarve po ngadalësohen.

Novavax pritet të jetë vaksina që do të ndryshojë lojën. Shumë shpejt do jetë në qarkullim pasi pritet procedurat e fundit. Është vaksinë amerikane,” tha Alimehmeti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore