Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Kërkesat e mjekëve për rritjen e pagave, nesër firmoset marrëveshja me Manastirliun

Kërkesat e mjekëve për rritjen e pagave, nesër firmoset

Ditën e mërkurë, rreth orës 14.30, një përfaqësi e sindikatës së mjekëve e përbërë nga 10 anëtarë të saj, firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrinë e Shëndetësisë.

Pas takimit në kryeministri, grupi negociator i kryesuar nga kreu i sindikatës, doktori i spitalit covid nr.1, Gent Stroni, do të finalizojnë me ministrinë ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës, që do të ndjekin zbatimin e kërkesave të sindikatës.

I pyetur nga "Shqip", kreu i sindikatës Gent Stroni tha se mbrëmjen e sotme miratohen emrat e anëtarëve të grupeve nga ana e sindikatës që do të prezantohen nesër në takimin në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kërkesat e mjekëve:

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore