Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Kërkesat e larta për testin e COVID-19, privatët abuzojnë me çmimet?

Kërkesat e larta për testin e COVID-19, privatët

Ndryshe nga vendet e tjera në rajon e më gjerë, Shqipëria tregoi në 3 muajt e fundit që pas shpalljes së gjendjes së emergjencës si pasojë e pandemisë së koronavirusit se nuk ka mundësi të kryejë testime masive në popullatë për shmangien e përhapjes së koronavirusit.

Rastet e reja që evidentohen çdo ditë kanë shtuar panikun e rikthimit të izolimit, kur tashmë mes të infektuarve janë dhe personel mjekësor.

Krijimi i vatrës së infeksionit në qendrën më të madhe spitalore “Nënë Tereza” në vend rriti frikshëm dhe shifrat e viktimave mes të cilëve dhe mjekë, 2 deri më tani, profesor Arjan Pushi dhe viktima e sotme mjeku Hamdi Shkjau nga Puka.

Në kushtet e një mungese të theksuar të kryerjes së analizave të tamponeve që kryhen nga ISHP, në klinikat private prej një muaji ka nisur kryerja e testit seriologjik, i cili brenda 10 minutave të tregon nëse je/ke qenë/ apo nuk je prekur nga koronavirusi.

Burime konfidenciale i thanë Gazetës “Shqip” se në klinika dhe spitale të njohura private në Shqipëri janë futur sasi të konsiderueshme testesh, të cilat kanë një kosto që varion nga 35 euro në 120 euro.

Më të shumtët që kërkojnë të kryejnë testin janë personel mjekësor, jo vetëm mjekë por dhe stomatologë të cilët janë në kontakt të përditshëm me qytetarët. Kosto e lartë e testit bën që jo të gjithë të shuajnë dyshimet nëse janë të prekur.

Burimet thanë se qytetarët që paraqiten më së shumti janë ata që kanë simptoma të ngjashme me Covid, por zgjedhin të bëjnë testin e gjakut në vend të tamponit i cili po humb besueshmërinë për shkak të marzhit të gabimit.

Por, lind pyetja, pse autoritetet nuk kanë lejuar që testet seriologjike të jenë në dispozicion të qytetarëve në farmaci, sikurse ndodh në shtetet fqinje si Italia?

Nga informacionet, mësohet se testi seriologjik “Realy tech” shitet në farmacitë italiane me kosto deri 15 euro, ndërsa me çmim shumice ajo gjendet edhe më lirë. Ndërkohë që në Tiranë spitalet private e kanë ofruar deri në 120 euro analizën e covid 19.

Kujt i intereson monopoli i kryerjes së testimeve në një kohë kur rastet e dyshuara janë të larta dhe po ashtu dhe rastet e reja?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore