Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Keni vendosur që të udhëtoni këto ditë? ISHP ka disa këshilla për qytetarët dhe tregon rrezikun

Keni vendosur që të udhëtoni këto ditë? ISHP ka disa

Ditën e sotme, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë së fundmi, për shkak të kushteve atmosferike.

ISHP ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan se reshjet e dendura të shiut e shtojnë mundësinë për aksidente dhe rrezikojnë jetën tonë.

Në këto kushte, ISHP rendit këto këshilla:

-Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike.

-Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat.

-Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.

-Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin.

-Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.

-Vendosni fëmijët në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.

-Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara.

-Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore