
Kapriçot e motit, priten shtrëngata në këto qarqe
Instituti i Gjeoshkencave, Ujit, Energjisë dhe Mjedisit ka njoftuar në lidhje me situatën në vend.
Sipas IGJEUM, sot pasdite priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër më e mundshme në terrenet malore.
Njoftimi i Institutit të Gjeoshkencave
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 19) dhe nesër (e enjte, dt. 20) pritet nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier dhe nivel “I ULËT’’ në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në qarqet Berat dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR’’ në zona të lokalizuara, konkretisht: Berat (Qendër) dhe Gjirokastër (Lindje dhe Perëndim).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 19) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore.
Nesër (e enjte, dt. 20) nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt. 20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 29°C
në vendet e ulëta: 19 / 30°C
në vendet malore: 12 / 27°C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 19) dhe nesër (e enjte, dt. 20) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >




Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Tiranës, historia e dëbimeve të diplom...
Historia e plotë >
“COVID19, sëmundja që të merr për një javë”- Gazetarja rrëfen ‘betejën’: Ferri kishte hapur portën për familjen tonë

OBSH gaboi me Covid, BE kërkon shkëputjen: Institucion me vete kunder pandemise

"Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mirë", Brataj mesazh për vdekjen e mjekut nga Covid
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
