Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Kaos në aeroportin e Rinasit/ Radhë të gjata udhëtarësh, çfarë ndodhi papritur

Kaos në aeroportin e Rinasit/ Radhë të gjata

Aeroporti i Rinasit ka nisur funksionin mes kaosit në këtë mëngjes. Raportohet se sistemi i kontrollit automatik të pasaportave ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar kaos për pasagjerët dhe radhë të mëdha pritjeje. Shumë prej udhëtarëve kanë humbur avionin.

Sistemi i ri i kontrollit në aeroportin “Nënë Tereza” u instalua në korrik të vitit të shkuar për të lehtësuar kalimin dhe radhët e gjata, por prej shumë orësh është shndërruar në një shkak për kaos në aeroport dhe pasoja për udhëtarët.

Mësohet se sistemi ka rënë totalisht që nga mbrëmja e djeshme. Si pasojë, janë krijuar radhë të mëdha të qytetarëve, të cilët janë të detyruar të kryejnë kontrollin manual të pasaportave, në kabinat përkatëse, ku janë të pozicionuar oficerët e Kufirit në Rinas.

Ndërkohë, për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga TIA në lidhje me këtë problem me pasoja për udhëtarët. Sistemi i kontrollit automatik të pasaportave funksionon për mbajtësit e pasaportës shqiptare, qytetarët e BE-së, SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore