
Kalo: Stop përbaltjes, nëse ka dobësi sistemi shëndetësor faji i ....
Mjeku Tritan Kalo njihet si një nga kritikët e mëdhenj dhe ka bërë mjaft polemika me ata persona që në këtë periudhë pandemie po përbaltin sistemin e shëndetësisë. I njohur si person që konteston qëndrimet e politikës si majtas dhe djathtës, Kalo me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se “brengat e mllefet e krijuara e të grumbulluara në këto 30 vite DEMON-KRACI, në çdo moment adresojini kryesisht ndaj atyre që e keqmenaxhuan këtë vënd të begatë”.
Ky reagim i doktor Kalos për shkak të sulmeve të shumta në adresë të mënyrës së menaxhimit të pandemisë së COVID në Shqipëri.
Më poshtë reagimi i plotë
Kohë kovidiane....E Djelë 17.01.2021....”Bijtë e Shqipes” janë mbledhur sot në Shqipërinë e andej Drinit në Prekazin heroik, të kuvendojnë për shqetsimet e Kombit Shqiptar në këtë fillim të dhjetëvjeçarit të tretë të këtij shekulli....
Kryefjala e ditës mbetet BASHKIMI KOMBËTAR....Vetëm të bashkuar do të mundemi të përballemi me vështirësitë e RINGRITJES e MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të Shqiptarëve në viset e Trojeve Arbërore....
“Bijtë e Shqipes” janë po ashtu të mbledhur në Shqipërinë e këndej Drinit, në krye të punëve për t’u shërbyer të prekurve nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19 në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive/Covid 1+3, sepse Punën, Përkushtimin e Profesionalizmin tonë KURRË nuk mundet ta përbaltë asnjë Tire & Co....
Brengat e mllefet e krijuara e të grumbulluara në këto 30 vite DEMON-KRACI, në çdo moment adresojini kryesisht ndaj atyre që e keqmenaxhuan këtë vënd të begatë....Keqmenaxhuan pasurinë thelbësore të tij, burimet njerëzore duke i detyruar dy milionë shqiptarë me zemër të plasur të marin udhët e theqafjes në kurbet, keqmenaxhuan pasuritë e pafundme nëntokësore e ujore, punën e ngritjes së qindra objekteve industriale, minjerave, rezervuarëve, të kanaleve kulluese e vaditëse, të qëndrave shëndetsore, hekurudhave, shkollave e spitaleve.....
Nëse ka dobësi edhe në Sistemin Shëndestor, ato janë veçse një pjesëz e tollovisë së keqmenaxhimit socio- ekonomiko-politik të të gjithë Shqipërisë së andej dhe këndej Drinit të këtyre 30 viteve të DEMON-KRACISË “Made in Albania”..... Jemi vëllezërit e motrat tuaja ndaj për çdo sekondë, jemi këtu në përkujdesje të shëndetit tuaj....TOGETHER FOREVER!!!

4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal
Historia e plotë >


Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini
Historia e plotë >
E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...
Historia e plotë >



BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do mbyllemi? Javë dramatike, covid shkakton 130 viktima! Si ndryshuan ...
Historia e plotë >
Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal

"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja
Biznes


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >