
Jo vetëm mjekë, Gjermania po kërkon punonjës edhe për...
Është konsideruar prej kohësh si motori ekonomik i Europës, vend ii fuqishëm i kontinentit të vjetër që kapërceu me sukses krizat njëra pas tjetrës, por problemet e brendshme edhe atje duket janë akumuluar prej kohësh. Ishte pandemia e koronavirusit ajo që nxori në pah se mangësitë e mëdha me të cilat po përballet sot sistemi arsimor gjerman.
Edhe pse e pohuar disa kohë më parë, një gjë e tillë mund të tingëllonte paradoksale, tani thuhet se nëse ky sistem do të vlerësohej me notë, ai nuk do të kalonte klasën. Në shumë shkolla, suvatë bien nga muret, WC-të janë në gjendje të mjerueshme, sallat e sportit për shkak të punimeve që duhen bërë janë shpesh të mbyllura dhe tashmë, nuk ndodh rrallë që orët mësimore të mos zhvillohen për shkak të mungesës së mësuesve.
Edhe dixhitalizimi ecën ngadalë. Në fakt, ky fenomen po kthehet në sfidën kryesore të shkollave sot në Gjermaninë e pasur. Aktualisht, janë 30.000 deri në 40.000 vende pune bosh për mësues, edhe pse Konferenca e Ministrave të Kulturës tenton ta zbukurojë pak situatën e ta ulë shifrën në 12.000. Problemi duket ka nisur prej të paktën 10 vjetësh, por tani po bëhet akut.
Presidenti i Shoqatës së Mësuesve Gjermanë”, Heinz-Peter Meidinger tha për DW se kjo është “mungesa më e madhe e mësuesve prej gjysmë shekulli. Sindikata për Arsimin dhe Shkenën, GEW ka kërkuar me një plan 15 pikësh përmirësimin e gjendjes, duke kërkuar vec të tjerash shtimin vendeve të studimit në universitete për mësuesinë si dhe lehtësimin e njohjes së diplomave universitare nga jashtë.
Sipas saj, shumë mësues të huaj në Gjermani nuk kanë shans për shkak të procesit të vështirë të njohjes së dokumenteve, ndaj dhe po kërkohet që kjo gjë të ndryshojë.

Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini
Historia e plotë >




Temperatura deri në -3°C, si parashikohet të jetë moti për sot
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh me Euron, monedha europiane pëson rënien drastike (Shifra)
Historia e plotë >

As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


