Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Jo vaksinim të detyrueshëm për besimtarët në SHBA / Gjyqtari i Nju Jorkut: Shkel Kushtetutën dhe ligjet federale

Jo vaksinim të detyrueshëm për besimtarët në SHBA /

Nju Jorku vendosi vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, por vendimi u rrëzua nga një gjykatës federal që tha se nuk mund të detyrohen ata punonjës që nxjerrin si arsyetim besimin e tyre fetar.

Gjyqtari David Hurd tha se detyrimi i vaksinimin për ruajtjen e vendit të punës bie ndesh me të drejtën kushtetuese të punonjësve të kujdesit shëndetësor që janë pjesë e një besimi fetar që kundërshton vaksinimin.

Vendimi u jep kurajë kundërshtarëve të vaksinimit të detyrueshëm që janë angazhuar kundër planeve të administratës së Presidentit Biden për të zgjeruar vaksinimin edhe te ata miliona amerikanë që ende s’e kanë bërë.

Vaksinat janë politizuar shumë në Shtetet e Bashkuara, ku vetëm 66% e amerikanëve janë të vaksinuar, shumë më pak se qëllimet fillestare të administratës Biden.

Shtatëmbëdhjetë punonjës të kujdesit shëndetësor, që ishin kundër detyrimet e paditën vendimin, duke thënë se kërkesa shkelte të drejtat e tyre sipas Kushtetutës amerikane dhe një ligj federal të të drejtave civile që kërkonte nga punëdhënësit të respektonin besimin e tyre fetar.

Gjyqtari Hurd u dha të drejtë duke thënë se urdhri i shtetit të Nju Jorkut "në mënyrë të qartë" binte ndesh me të drejtën e tyre.

"Gjykata me të drejtë pranoi se" heronjtë e djeshëm të vijës së parë "në trajtimin e COVID nuk mund të trajtohen papritur si zuzarë”, tha Christopher Ferrara, avokati i paditësve.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul u zotua në një deklaratë për të luftuar vendimin, duke thënë se "përgjegjësia e saj si guvernatore është të mbrojë qytetarët duke kërkuar që punonjësit e kujdesit shëndetësor të vaksinohen”.

Të paktën 24 shtete kanë imponuar kërkesa për vaksinë ndaj punonjësve në kujdesin shëndetësor. Ky vendim i gjyqtarit të Nju Jorkut mund t’i minojë këto vendime.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore