Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini

Jeni të infektuar por  testi del negativ? Çfarë duhet të

Një përgjigje negative e testit të COVID-19 nuk do të thotë se nuk jemi të infektuar, pasi asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë disa sqarime për qytetarët, duke i ftuar të jenë të kujdesshëm dhe të mos vetëkënaqen nga një rezultat negativ i testit që kanë bërë kur kanë dyshime për koronavirusin.

“Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, thekson OBSH.

“Një përgjigje negative e testit #COVID19 nuk na bën të paprekshëm!
Asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve

Testet mund të mos i zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit
Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, shkruan OBSH.

Gjithashtu, theksohet se përpara se të kërkoni një test, është e rëndësishme të dini saktësisht se çfarë lloj testi ju nevojitet.

OBSH sqaron: RT-PCR dhe testet e antigjenit ju tregojnë nëse e keni virusin TANI. Testet e antitrupave ju tregojnë nëse keni pasur virus NË TË SHKUARËN.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore