
Jemi pranë pikut të valës së dytë/ Në çdo 100 mijë banorë, 254 persona janë të infektuar
Shqipëria është në një situatë kritike përsa i përket përhapjes së Covid-19. Në dy javët e fundit, rastet e infektuara janë rritur shumë duke e çuar në 254 numrin e banorëve të prekur me Sars Cov 2 për çdo 100 mijë banorë.
Sipas Prof. Dr. Andi Koraqit, anëtar i komitetit teknik të ekspertëve, Shqipëria me këto shifra është afër pikut të pandemisë në këtë valë të dytë.
Ende nuk janë parë efektet e vendimeve për mbajtjen e maskave edhe në ambient të hapur apo karantina nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit. Por nëse Covid-19 përhapet me këto ritme është gati skenari tjetër që ka të bëjë jo vetëm me kufizim orari më tej , por edhe ndalimin e lëvizjeve të qytetarëve nga një qytet në tjetrin.
Çdo 24 orë raportohen 600 deri në 700 raste të reja të infektuar me Covid. Organizata Botërore e Shëndetësisë vijon të bëjë thirrje për më shume vëmendje pasi muaj të vështirë na presin. /Top Channel




Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Imuniteti ndaj Covid/ Studimi: Mund të zgjasë gjithë jetën

Vaksina e re në dyshim? Mutacioni i Covid ka krijuar viruse të reja

OBSH gaboi me Covid, BE kërkon shkëputjen: Institucion me vete kunder pandemise
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
