Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”/ Mjeku i QSUT: Epidemia do vazhdojë, ne do përballemi...

“Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”/

Mjeku i QSUT-së, Andrin Tahiri ka bërë thirrje që të respektohen masat, në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit.

Në videon e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mjeku thekson se jemi përballë një situatë jo të lehtë.

“Është e dukshme që situata e epidemisë do vazhdojë. Do vazhdojmë edhe në të përballemi. Por duhet të dimë të përshtatemi me këtë lloj situate, duke edukuar sjelljen tonë. Ju lutem bëni kujdes! Respektoni rregullat e higjienës, evitoni ardhjet e panevojshme në spital! Kujdes me distancimin social! Maska, kaq e thjeshtë për t’u mbajtur dhe kaq e lehtë për t’u vënë. Jemi përballë një realiteti jo të lehtë”, apelon ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore