Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Izraeli, “dritarja” nga ku po shihet e ardhmja e pandemisë

Izraeli, “dritarja” nga ku po shihet e ardhmja e pandemisë

Nga doza e tretë që ka mposhtur valën e katërt, superstërvitja kombëtare për t’u përgatitur në rast të një varianti më vdekjeprurës të Covid, të vaksinimi i fëmijëve 5 deri në 11 vjeç. Edhe njëherë tjetër, Izraeli po tregohet udhërrëfyes në luftën kundër pandemisë.

“Në këto ditë, situata politike në vend ka ndryshuar, me një qeveri krejt ndryshe nga ajo e mëparshmja, por angazhimi ndaj virusit mbetet i njëjtë”, thotë për Huffington Post Francesca Levi-Schaffer, nga Universiteti i Jeruzalemit.

Parashikimi i situatave dhe parandalimi i tyre është tashmë një traditë e Izraelit në këtë pandemi. Me mbi dy të tretën e popullsisë së vaksinuar me dozën e tretë, vendi ka nisur prej kohësh programin e vaksinimit për fëmijët. Ky program ka mundësuar që të shmangen kufizimet ekstreme, të ngjashme si ato të pranverës.

Për këtë arsye, për shumë ekspertë në Europë dhe botë, Izraeli mund të jetë dritarja për të parë e mësuar se si të përballohet pandemia, që do të thotë se vaksinimi mbetet sot arma e vetme dhe më efikase kundër virusit.

Por, vetë izraelitët thonë se në këtë përpjekje janë “ndihmuar” edhe nga pandemia. Izraeli ishte vendi i goditur më fort në valën e parë të pandemisë dhe po ashtu u godit edhe në të dytën e të tretën. Autoritetet përllogarisin se valën e katërt e kanë kaluar që në gusht, ndërsa në Europë vetëm së fundmi po flitet për një valë të tillë.

Pse vaksina? Të dhënat e siguruara nga Izraeli sugjerojnë se në 90 për qind e rasteve me Covid janë persona të pavaksinuar, ndërsa 10 për qindëshi tjetër janë kryesisht ata që kanë marrë vetëm një dozë. Mes të prekurve nuk ka persona që kanë tre doza të vaksinës Pfizer.

Ka qenë pikërisht vala e katërt ajo që u ndryshoi mendjen skeptikëve në lidhje me vaksinën. Fill pas kulmimit të rasteve të reja në muajin gusht pati një rritje të personave që u paraqitën nëpër sportele për t’u vaksinuar për herë të parë, ndërsa ata që kishin bërë dy dozat, duke filluar nga një shtatori nisën të marrin të tretën.

Në Europë situata nuk duket aq optimiste. Pothuajse në të gjitha vendet po vihet re një rritje e fortë e rasteve të reja, ndërsa programet e vaksinimit me dozat e treta mbeten të kufizuara. Britania e Madhe së fundmi e zbriti këtë deri në moshën 40 vjeç, ndërsa në vende të tjera doza e tretë po ofrohet kryesisht për të moshuarit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore