Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

France Football si Eurovizion, Topi i Artë si Rilindja/ Të gjithë kundër Leo Messit, PS dhe PD me Lewandowskin

France Football si Eurovizion, Topi i Artë si Rilindja/ Të gjithë

Topi i shtatë i artë i fituar nga argjentinasi Leo Mesi ka ngjallur tepër debat në opinionin sportiv, botëror dhe shqiptar, por këtu në Shqipëri pjesë e saj janë bërë edhe politikanët shqiptarë.

Në vorbullën e këtij debati është përfshirë edhe kryetari i grupit  parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili si një tifoz i thekur gjerman dhe i  Bajern të Mynihut ka kontestuar çmimin e dhënë ndaj Messit, pasi sipas tij, e meritonte sulmuesi polak Lewandowski. Edhe pse është një politikan, Balla e komenton titullin e dhënë ndaj argjentinasit, si një gjeo-politikë.

"Për turpin e “France Football”, u krijua  një çmim i ri vetëm për të kompensuar këtë mungesë objektiviteti, sepse Topin e Artë ia dhuruan me pa të drejtë Messit. U bë dhe futbolli pjesë e lojërave gjeo-politike, njëlloj si Eurovizion", shkruan Balla ndër të tjera.

Edhe nga PD-ja pati reagime të forta, ku Edmond Spaho duke e cilësuar si futboll skandalesh. " rejtuesit e Bajern nuk duhet të shkojnë nesër ne ceremoninë e çmimit, madje asnjë ekip gjerman nuk duhet të jetë në këtë palaçollëk", shkruan Spaho.

Erjon Braçe si një "italian" i thekur shprehet se këtë vit Topin e Artë e meritonte Jorghino i Chelsea-t.

Më pikant në komentin e tij është demokrati Xhelal Mziu, i cili e krahason Topin e Artë si vjedhje votash dhe me qeverinë e rilindjes.

"Revista "Franc Futboll" është bërë si qeveria e Rilindjes! Të tjerë votohen, të tjerë shpallen fitues! Nuk merren në konsideratë as votat, as trofetë, as golat, por ndoshta pagesa e revistës dhe klubet!", shkruan Mziu. Tashmë është e qartë se socialistët nuk mund të thonë se "fajin e ka Saliu", e demokratët e Foltores nuk mund të akuzojnë Lulin për këtë humbje, e ndërsa demokratët e 18 dhjetorit shigjetat  e tyre i kanë sulur drejt "Rilindjes".

France Football si Eurovizion, Topi i Artë si Rilindja/ Të gjithë

Reagimet ne Facebook

Taulant Balla

 @_rl9  e meritonte Topin e Artë për vitin 2021. Askush nuk e vendos në dyshim këtë, madje edhe vetë Mesi, i cili ka shënuar vetëm një gol në kampionatin francez në katër muaj me PSG. Për turpin e “France Football”, u krijua  një çmim i ri vetëm për të kompensuar këtë mungesë objektiviteti, sepse Topin e Artë ia dhuruan me pa të drejtë Messit. U bë dhe futbolli pjesë e lojërave gjeo-politike, njëlloj si Eurovizion. Nëse shënon më shumë se të tjerët dhe je më i miri, nuk e merr Topin e “Francë Football”.

Edmond Spaho: Futboll skandalesh. Gjithçka e paracaktuar. Mesi ka 4 muaj nuk shënon gol në kampionat dhe fiton topin e artë vetëm me kupën e Amerikës Latine.

Levandowski dy vjet shënuesi më i mirë i Europes, fiton treable në 2020, thyen rekordin 47- vjeçar të Gerd Myler dhe prapë nuk fiton. Njëlloj si Riberi ne vitin 2013. Drejtuesit e Bajern nuk duhet të shkojnë nesër ne ceremoninë e çmimit, madje asnjë ekip gjerman nuk duhet të jetë në këtë palaçollëk.

Erjon Braçe: #MESSI MERR TOPIN E SHTATE TE ARTE!

I BERI 7-te PARA 7-tës DHE AI ËSHTË CMENDUR!

Nejse, një gjë e kam;

ÇFARë FITOI MESSI KëTË VIT?

Jorgino fitoi Champions League me klubin e tij, Çelsin, fitoi titullin Kampion i Evropës me kombëtaren e tij, ITALINË, Messi çfarë fitoi?!

Se unë di që te fitosh Topin e Arte duhet të fitosh në garat ku luan!

Xhelal Mziu:

Revista "Franc Futboll" është bërë si qeveria e Rilindjes!

Të tjerë votohen, të tjerë shpallen fitues!

Nuk merren në konsideratë as votat, as trofetë, as golat, por ndoshta pagesa e revistës dhe klubet !

Treguesi më i mirë besoj që janë frendsat në instagram:

371   milionë ndjekës Cristiano Ronaldo.

285   milionë ndjekës Leonel Mesi.

Pleshti nuk e meriton as në 10.

France Football si Eurovizion, Topi i Artë si Rilindja/ Të gjithë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore