Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Intervista për Shqip/ Pipero: Situata shqetësuese e Covid-19, duhen hetime inteligjente edhe teste serologjike

Intervista për Shqip/ Pipero: Situata shqetësuese e Covid-19,

Në 24 orët e fundit numri i të prekurve nga Covid-19 është rritur me 82 raste ku numrin më të madh të tyre vijon ta ketë kryeqyteti. Infeksionisti i njohur, doktor Pëllumb Pipero në një intervistë për Gazeta “Shqip”shprehet se situata është shqetësuese në një kohë kur mund të frenohet përhapja e tij nëse respektohen dy prej rregullave më kryesore, përdorimi i maskës dhe ruajtja e distancës fizike.

Në fazën e dytë të pandemisë, kur vendi ka dalë nga karantina, doktor Pipero vlerëson mjaft të rëndësishme kryerjen e testeve serologjike për të parë shkallën e ekspozimit të popullatës dhe për të ndërtuar strategji parandaluese. Pipero thotë se tamponi është test diagnostik dhe ishte i vlefshëm në fazën e parë të pandemisë.

Sa i takon abuzimit me çmimet e testeve serologjike në treg, mjeku infeksionist thotë se është pro liberalizimit të tregut pasi ky lloj testimi është shumë I rëndësishëm në këtë fazë 

Doktor Pipero ju jeni shprehur kundër testimit masiv në popullatë, në një kohë që në vendet e zhvilluara testimit iu kushtua rëndësi shumë?

Kam qene dhe jam i mendimit se testimi në fazën e parë duhet të gjurmojë fort rastet me klinikë të dyshimtë, kontaktet dhe madje kontaktet e kontakteve, duke marrë vlerë të plotë këshilla e OBSH “testing,testing,testing”.

Në këtë mënyrë izolohet sa më shpejt vatra dhe nuk lejohet hapja e një vatre të re, ndërkohë që jemi në kushtet e “distancimit social”. Për këtë arsye kam kërkuar, dhe ndoshta jam i vetmi që kam artikuluar “jo testim për depistim, por testim për konfirmim, diagnostikim dhe kufizim”.

Kjo ishte dhe qasja jonë. Në fazën e dytë të epidemisë, kur masat e distancimit social minimizohen, ose hiqen tërësisht, pra shoqëria hapet, kam kërkuar aplikimin e një strategjie të re, shumëplanëshe, dhe midis të tjerave hetim inteligjent.

Nëse në fazën e parë evidentonim atë që dukej dhe ndiqnim kontaktet, në fazën e dytë, aftësia është ta zbulosh “pa u dukur” ndaj dhe quhet hetim inteligjent, sepse kështu shmang kontaktet ose minimizon dëmin e transmetuesve të heshtur. Hetimi inteligjent vlen krahas aplikimit të protokolleve në çdo dhe për çdo aktivitet jetësor.

Në fazën e dytë të epidemisë jam më shumë në favor të testimeve serologjike, sipas indikacioneve dhe protokolleve të miratuara, por dhe për një studim seroprevalence, bazuar në metodologjitë më të mira, duke respektuar kritere përfaqësuese, për të parë shkallën e ekspozimit të popullatës dhe ndërtuar strategji parandaluese në vijim të pandemisë, pavarësisht një vale të dyte të mundshme ose një vazhdimësi si deri tani.

E shihni problematike rritjen e shifrave të të prekurve nga Covid në vendin tonë?

E shoh shumë shqetësuese, sepse është lehtësisht parandaluese, thjesht dhe vetëm ,duke përdorur maskën dhe respektuar distancën. Nuk e shoh problematike.

Në klinikat private po kryhet testi seriologjik. Pse nuk po e ofron sistemi shëndetësor publik siç po ndodh në Itali për testimin e personelit mjekësor dhe pacientëve? A vëreni monopolizim të kryerjes së analizave pasi në privat çmimi ka variuar deri në 120 euro?

Nuk kam info se çfarë testi po kryhet në klinika private, pasi ka teste të shpejta mjaft cilësore që ofrohen si shërbim në klinika private, por ka dhe analiza serologjike, si ajo që vazhdon të kryhet në QSUT, për te cilën nuk kam informacion se kryhet apo jo në klinika private.

Jam tërësisht dakord që në këtë fazë të mundësohet kryerja e analizave dhe në laboratorët privatë që plotësojnë kriteret, veçanërisht e atyre serologjike që në këtë fazë janë shumë të rëndësishme dhe madje mundëson edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në mjaft shtete që e kanë vënë detyrim.

Sa i takon çmimit kjo varet nga tregu, por dhe nga detyrimet ligjore për shërbimet shëndetësore jo publike.

A rrezikojmë të krijojmë mjedis abuziv nisur nga mungesa e testeve pasi shumë ankohen për vonesat e kryerjes së tamponit e pamundësia financiare për ta bërë testin i bën të rrezikojnë dhe familjarët e tjerë

Është një pyetje së cilës e kam vështirë ti jap një përgjigje shteruese. Natyrisht neglizhenca në ofrimin e shërbimit shëndetësor, qoftë ky dhe aplikimi i tamponit në kohën e duhur dhe për personin e duhur, krijon terren për abuzim, madje shumë i dëmshëm në një epidemi, dhe dëmi është shumëplanësh, si dhe për ofrimin e shërbimit të nevojshëm shëndetësor në raport me infeksionin në kohën e duhur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore