Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Injoranca është prindi i frikës”/ Alimehmeti nxjerr studimin: Si "Delta" e vret variantin "Mu" të covid19

“Injoranca është prindi i frikës”/ Alimehmeti nxjerr

Varianti Delta duket se e dominon variantin Mu dhe nuk lejon përhapjen e tij. Ky është përfundimi që arrin mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, pasi ka bërë një krahasim të përhapjes së varianteve të covid në vende të ndryshme të botës.

Sipas të dhënave, në Brazil shohim shumë qartë që varianti Mu është pothuajse inekzistent, pasi shfaqja e tij ndodhi njëkohësisht me variantin Delta dhe qartësisht u dominua prej këtij të fundit.

Gjithashtu vërejmë se:

Britania e Madhe pothuajse nuk ka pasur asnjë ndikim nga varianti Mu, krejtësisht i padukshëm në grafik.

Spanja ka pasur pak raste Mu nga maji deri në korrik 2021, kur është vendosur dominimi i plotë i variantit Delta.

Portugalia nuk ka pothuajse asnjë rast me variantin Mu.

POSTIMI I PLOTE

“Injoranca është prindi i frikës”

Cit.: Herman Melville (1819-1891)

 Sapo një variant i SARS-CoV-2 pagëzohet me një shkronjë greke fillon një valë e re mediatizimi miqtë e mi! Këtë herë e kishte rradhën varianti Mu.

Le t’i hedhim një sy së bashku!

Duke përdorur platformën dhe të dhënat zyrtare të GISAID mund të shohim që:

varianti Mu është i përhapur gjerësisht në Kolumbi dhe në shtetet përreth saj në pjesën veriperëndimore të Amerikës së Jugut (varianti Mu me ngjyrë të kuqe).

Por nuk shfaqin fare përqindje domethënëse asnjë nga:

- shtetet e tjera të Amerikës Jugore,

- shtetet e Europës, apo

- shtetet e Amerikës Veriore.

Varianti Mu është shfaqur për herë të parë më 7 janar 2021, ndërsa

Varianti Delta është shfaqur më vonë, rreth shkurtit 2021.

Por varianti Delta (ngjyrë e gjelbër) u bë dominant në të gjithë botën brenda pak muajve, duke reduktuar qarkullimin e të gjitha varianteve të tjera.

Ndërsa varianti Mu nuk është në gjendje të tregojë këtë dominancë.

Dominanca e Deltës ndaj Mu-së vërehet edhe për faktin që sapo ka hyrë në qarkullim ka ulur përqindjen e variantit Mu në Amerikën Jugore.

Pasi hyri në korrik 2021 në Kolumbi varianti Delta ka filluar të zërë vend, fillimisht në kurriz të varianteve lambda dhe gama, por ka filluar një tkurrje e lehtë edhe e variantit Mu.

Në Brazil shohim shumë qartë që varianti Mu është pothuajse inekzistent, pasi shfaqja e tij ndodhi njëkohësisht me variantin Delta dhe qartësisht u dominua prej këtij të fundit.

Në Europë vëzhgohen me interes Britania e Madhe që bën nivele shumë të larta sekuencimesh gjenetike të varianteve, Spanja për marrëdhëniet e ngushta me ish-kolonitë spanjolle dhe Portugalia për marrëdhëniet e ngushta me Brazilin.

Vërejmë se:

- Britania e Madhe pothuajse nuk ka pasur asnjë ndikim nga varianti Mu, krejtësisht i padukshëm në grafik.

- Spanja ka pasur pak raste Mu nga maji deri në korrik 2021, kur është vendosur dominimi i plotë i variantit Delta.

- Portugalia nuk ka pothuajse asnjë rast me variantin Mu.

 Shkurtimisht mund të dalim me përfundimet se:

- Delta duket se e dominon variantin Mu dhe nuk lejon përhapjen e tij, dhe

- Virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë./ Gazeta SHQIP

“Injoranca është prindi i frikës”/ Alimehmeti nxjerr“Injoranca është prindi i frikës”/ Alimehmeti nxjerr“Injoranca është prindi i frikës”/ Alimehmeti nxjerr“Injoranca është prindi i frikës”/ Alimehmeti nxjerr“Injoranca është prindi i frikës”/ Alimehmeti nxjerr“Injoranca është prindi i frikës”/ Alimehmeti nxjerr

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore