Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Infektivi nuk ka shtretër të lirë, “Shefqet Ndroqi” mbajti peshën e fundjavës

Infektivi nuk ka shtretër të lirë, “Shefqet Ndroqi”

Ndryshe nga çfarë u deklarua sot nga shefja e spitalit infektiv, Najada Çomo gjatë ditës së sotme në takimin me ministren e Shëdetësisë Ogerta Manastirliu, spitali infektiv nuk ka asnjë shtrat të lirë.

Burime brenda spitalit i thanë gazetës “Shqip” se për shkak të ezaurimit të numrit të shtretërve, në fundjavë të gjitha rastet e paraqitura në Infektiv, ndryshuan destinacion duke u drejtuar në spitalin COVID 2, “Shefqet Ndroqi”.

“Ndonëse deri më 15 nëntor, rastet urgjente të Tiranës duhet t’i trajtojmë ne, këtë fundjavë të gjitha urgjencat i mori përsipër spitali “Shefqet Ndroqi” sepse ne s’kemi kapacitete, jemi tejmbushur me pacientë”, thanë burimet për “Shqip”.

Por dhe ky spital, këtë të shtunë deklaroi se nuk ka më vende. Pak kush e di se si po trajtohen rastet urgjente me Covid në dy spitale, por stafi mjekësor që trajton pacientët me covid në këto dy shërbime po mban peshë të madhe ngarkese me kapacitete tej limitit të përcaktuar.

Por pse nuk hapet spitali Covid 3? Askush nuk di ta thotë, ndonëse çdo ditë raportohen raste të reja shtrimesh në spital, ministria e Shëndetësisë raporton për afro 271 të shtruar në dy spitalet covid ndërkohë që kapacitetet për të dy spitalet janë respektivisht 70 shtretër spitali Infektiv dhe 200 shtretër spitali nr.2 “Shefqet Ndroqi”, pra prej së shtunës nuk ka asnjë shtretër të lirë.

Por pse nuk fillon nga puna spitali nr.3? Megjithë deklaratat se spitali nr.3 me godinë tek ish-universiteti “Kristal”, është pajisur me mjetet e duhura mjekësore, duket se ai po qëndron në pritje të rritjes edhe më shumë të rasteve të reja me Covid.

Në një kohë që OBSH ka dhënë alarmin për përkeqësimin e situatës së pandemisë me afrimin e dimrit, duket se po mendohet për skenarin më të keq, ndërkohë që askush nuk di të thotë se rastet e drejtuara në spitale, po marrin mjekimin e duhur, dhe në rastin më të keq, viktimat a morën si duhet terapinë e Covid, apo vdiqën për shkak të mungesës së tij? Këtë askush nuk e thotë por gjasat po duken se kjo është situata në spitale.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore