Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Infektimet nga Covid nuk janë alarmante, Brataj: Nuk është e vërtetë se vaksina ndikon në ADN dhe fertilitet

Infektimet nga Covid nuk janë alarmante, Brataj: Nuk është e

Të gjithë indikatorët dhe shifrat në vendin tonë nuk janë alarmante sa i takon gjendjes së koronavirusit, por ka rritje të infektimeve dhe shtrimeve në spital. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, njoftoi në Ditari në A2 CNN se, vetëm në 24 orët e fundit, nga 64 vizita në banesa, 28 prej tyre janë shtruar në spital, por ai thekson se qytetarët ende rezistojnë të shtrohen.

“Indikatorët dhe shifrat nuk janë alarmantë. Të jemi koshientë të gjendjes. Ka rritje prej ditësh të të infektuarve, që vazhdojnë të thërrasin nga shtëpia, ka qytetarë që rezistojnë shtrimin në spital. Në 24 orë e fundit, nga 64 vizita në banesë, 28 janë dërguar në spital. Vazhdojnë shtrimet dhe janë forma të rënda. 2-3 fishi i tyre është forma e mesme apo e lehtë. Format e lehta janë në një numër të madh. Fakt është që përqindja e infeksionit është rritur disi”.

Ai apelon për t’u vaksinuar dhe hedh poshtë zërat që vaksina ndikon në fertilitet apo ADN-ja.

“Dëmtimi në fertilitet dhe ADN nuk është i vërtetë. Efektet anësore dihen, temperatura, dhimbja e kokës që janë reaksion zinxhir që ndodh në organizëm. Por përbërësit e vaksinave janë ndryshuar herë pas herë që të jenë në minimum sa të jetë e mundur”.

Sa i takon mbylljes së kufijve nga Italia, Brataj thotë që çdo shtet merr masa për të mbrojtur qytetarët, por nuk është Shqipëria që është shtet i bllokuar.

“Italia i mbylli kufijtë se ka rritje të të infektuarve, duke parë numrin e rritjes së të infektuarve merr masa. Nuk është Shqipëria që është shtet i bllokuar”.

I pyetur nëse do të kemi rritje për shkak të grumbullimeve në derbin Partizani-Tirana, Brataj shprehet se çdo grumbullim përbën rrezik, por specialistët vetëm këshillojnë, kurse masat duhet t’i marrin institucionet.

“Çdo grumbullim ka rrezikun e përhapjes së infeksionit, specialistët nuk ndalojnë, por këshillojnë. Janë masat në fuqi që u takon institucioneve përkatëse t’i marrin. Rreziku që nga 17 tetor kur ishin 200 të infektuar filloi rritja me mbi 600 të infektuar sot, për shkak të ndeshjes, tubimeve politike, shkollave dhe pas 2-3 javësh do të ketë rezultate të rritura. Numri më i lartë është në Tiranë kur jemi edhe më të imunizuar”.

Shqetësuese për Bratajn, është situata e infektimeve në rajonin e Ballkanit dhe kryesisht Bullgaria, që ka ezauruar të gjitha terapitë intensive.

“Ajo që shqetëson është rajoni që ka rritje ku shifrat janë alarmante. Në Bullgari dhe Rumani, sot Kroacia, Sllovenia dhe Serbia – që ka pasur ngadalësim të vaksinimit, si dhe Mali i zi, Bosnja janë në rritje, por kritike gjendja paraqitet në Bullgari që ka ezauruar të gjitha burimet e terapisë intensive dhe po i dërgon drejt Hungarisë. Rumania ka numra në rritje. Europa e njëjta gjë, Gjermania, Austria, Anglia dhe secili vend po paraqet planet e dimrit për përballimin e pandemisë”.

Por indikatori më i mirë i mbrojtjes në të gjithë botën, është vaksinimi, ku Brataj thekson se të gjitha vendet që kanë përqindje të ulët vaksinimi kanë vdekje më shumë.

“Kosova është indikator më së miri. Kulmi sot është Rusia me 1072 të vdekur dhe me përqindje të ulët vaksinimi as 30%. Të gjitha vendet që kanë përqindje të ulët vaksinimi kanë vdekje më shumë. Nëse do të mbrohesh, do të vaksinohesh. Është treguar më së miri mbrojtja përmes vaksinës. Të vaksinohesh nuk do të thotë të mos infektohesh, por të mos rrezikosh jetën”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore