Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Inertet mbushin fushën pranë rrugës Rrogozhinë-Lushnjë, kamionët i derdhin mbetjet gjatë natës

Inertet mbushin fushën pranë rrugës Rrogozhinë-Lushnjë,

Larg syrit të autoriteteve dhe shumë pranë rrugës Rrogozhinë-Lushnjë kamionët e inerteve kanë mbushur fushën me mbetje të ngurta.

Blloqe betoni, copa tullash, gurë dhe qese plastike, janë mbetjet e ngurta dhe ato urbane që depozitohen poshtë urës së Lumit Shkumbin. Për të fshehur gjurmët autorët vijnë natën për të shkarkuar këto mbetjet që duhet të depozitoheshin në një vend të përcaktuar nga pushteti lokal, në këtë rast bashkia Rrogozhinë.

Nëse policia bashkiake gjen shkaktarin e kësaj katastrofe mjedisore sipas Kodit Penal ai dënohet më gjobë ose heqje lirie. Natën kjo fushën fushë pret kamionët më inerte,ndërsa ditën e shtunë këtu zhvillohet tregu i gjësë së gjallë dhe ai agroushqimore. Prezenca e këtyre mbetjeve vë në rrezik shëndetin tonë pasi prodhimet bujqësore nuk mund të shitën këtu ku ka plehra dhe inerte. Për pasojë numri i autoriteteve që duhet të ndalojnë këtë katastrofë mjedisore është edhe më i madh, përballe kësaj situata Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve duhet të kërkojë mbylljen e tregut deri në momentin që të hiqen mbetjet.

Në Rrogozhinë mund të depozitosh inerte në çdo vend, pasi shkelësit lihen të lirë për të shkatërruar mjedisin. Top Channel gjithashtu tregoi se një tjetër vendgrumbullim inertesh ndodhet në rrethrrotullimin e Çermës. Prezenca e kaq shumë vendgrumbullime inertesh do të thotë që edhe numri i individëve apo aktiviteteve ndërtimore që marrin pjesë në këtë krim mjedisor është tepër i lartë./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore