Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Inertet duhet të përpunohen/ Ekspertët e mjedisit: Duhet infrastrukturë për trajtimin e tyre

Inertet duhet të përpunohen/ Ekspertët e mjedisit: Duhet

Pirgjet me inerte në Shqipëri i gjen kudo, në mal, në fusha apo dhe buzë rrugëve kryesore. Në shumë raste mbetjet inerte së bashku me ato urbane vend-depozitohen sëbashku në zona të mbrojtura. Sipas Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, çdo rajon inertet duhet të përcaktojë një vend-depozitim inertesh. Ndërsa Eksperti I Mjedisit, Edlir Vokopola, thotë se vendi ynë do të pastrohet nga inertet atëherë kur të ketë një plan për përpunim e tyre.

Vokopola: “ Ne duhet më parë të përcaktojmë një vend dhe krahas përcaktimit të vendit duhet të ngrejmë infrastrukturën për trajtimin e tyre. Nuk do të ishte me vend të flasim thjesht dhe vetëm depozitim, pra heqjen nga një vend dhe vendosjen e në një vend tjetër. Patjetër duhet që depozitimi të shoqërohet me trajtim e këtyre mbetjeve, sepse janë mbetje të cilat kanë vlerë ripërdoren dhe riciklohen dhe ripërdoren. Pjesa më e madhe e elementëve që përbëjnë këto mbetje ka vlerë dhe ato mund të rikthehen përsëri në treg. “

Aktiviteti ndërtimor është I zhvilluar në çdo cep të botës, ndërkohë që vetëm në Shqipëri ndodh që kamionët me inerte shkarkohen kudo pa I ndëshkuar askush.

Vokopola: ” Kryesisht vendet e BE-së kanë impiante të posaçme për trajtimin e inerteve. Dhe përgjithësisht këto shtete i ripërdorin ato dhe i japin vlerën e mallit. “/ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore