Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Imuniteti i tufës ndaj Covid, pas vaksinimit të 70% të popullsisë: Por virusi nuk shuhet

Imuniteti i tufës ndaj Covid, pas vaksinimit të 70% të

Lirime të masave kufizuese pritet të ketë në periudhën para krishtlindjeve në Francë, Itali, Irlandë e Belgjikë. Gjermania vetem nga 20 dhjetori bën lirime të lehta në drejtim të kontakteve personale, ku lejohet të takohen 10 persona nga familje të ndryshme nga 23.12-01.01.

Kurse në Itali nga e diela tre zona të kuqe infektimi deklarohen si zona të portokallta. Kjo lidhet me uljen e numrit të infektimeve në këto zona. Lombardia, Piemonti dhe Kalabria do të lejojnë lëvizjen e lirë nga ora 05:00-22:00 dhe mund të udhëtojnë në zonat brenda rajonit. Po ashtu do hapen qendrat tregtare, kurse baret e restorantet qëndrojnë mbyllur.

Në Francë hapen dyqanet nga e shtuna, por restorantet, baret, kafenetë, palestrat e qendrat kulturore mbeten të mbyllura. Presidenti Macron, tha se është frenuar përhapja e virusit, por duhen përpjekje për të penguar një valë të tretë. Në vend të një ore të lëvizjes në ditë, tani lejohen tre në Francë. Irlanda po ashtu pas gjashtë javësh kufizuese liron disa mast.

Nga java e ardhshme hapen dyqanet, restorantet dhe qendrat e fitnesit. Nga 18 dhjetori lejohen udhëtime të kufizuara. Sllovakia kërkon të forcojë masat për udhëtarët që hyjnë në vend. Nga 7 dhjetori lejohen të hyjnë ata persona që kanë një test negativ të Coronës ose udhëtarët detyrohen të hyjnë në karantinë.

OBSH: Vaksinimi nuk barazohet me shuarjen e virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka bërë disa herë të ditur, se imuniteti i ashtuquajtur imuniteti i tufës kërkon që të bëhet njëherë një vaksinim prej 70% i popullsisë. Një përqindje 60-70% është e nevojshme për një luftim të efektshëm të virusit të Coronës. Vetëm tek shifra të tillë vaksinimi, virusi nuk do të përhapet aq shpejt. „Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj, se askush nuk mund të premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë për të", tha koordinatori OBSH Mike Ryan.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus apeloi sërish tek vendet e pasura që ta vështrojnë vaksinimin si një të mirë globale. Vetëm nëse vihen në dispozicion fonde të mjaftueshme për shpërndarjen e drejtë të virusit, mund të luftohet me efekt pandemia, tha Ghebreyesus./DW

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore