Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Ilirët” e  Lleshajt që po e fusin në sherr me policitë

“Ilirët” e  Lleshajt që po e fusin në sherr me

Në fillim të muajit prill 2019 qeveria krijoi një strukturë të re policore, e cila do të operonte në treg si shoqëri tregtare për të ofruar shërbime me pagesë ndaj personave fizikë e juridikë, publikë dhe privatë; një strukturë tërësisht me kapital shtetëror që vepron si një kompani private.

Ndërkohë që janë privatizuar thuajse të gjitha shërbimet e tjera që kanë qenë publike, qeveria vendosi të krijojë një shoqëri publike për të ofruar shërbime private. Illyrian Guard hyri në treg në një kohë aspak të mirë për kompanitë private të sigurisë.

Grabitjet e vazhdueshme të bankave dhe agjencive të tjera të depozitimit valutor kulmuan me super grabitjet brenda aeroportit Nënë Tereza. Qeveria e motivoi këtë ndërhyrje të paprecedentë, sipas specialistëve në këtë treg, me shërbimin e dobët të privatëve, të cilët kishin angazhuar njerëz të pa trajnuar dhe të keq paguar.

Illyrian Guard do të rekrutonte burime njerëzore mes personave që dilnin nga radhët e Policisë së Shtetit dhe që për pasojë do ishin më të trajnuar, si dhe do të kishin standarde më të larta pune e pagese.

Në dukje krijimi i saj është në interes të publikut, pasi do të ofrojë siguri më të madhe për institucionet që ruan. Por, a e cenon konkurrencën e lirë kjo “polici private” me kapital shtetëror?!

Në pikën 10 dhe 11 të vendimit për krijimin e Illyrian Guard shkruhet: “Të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen me kërkesë kësaj shoqërie për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike.

Nëse kjo shoqëri merr vendim për pamundësinë e ofrimit të shërbimit të kërkuar, institucionet dhe subjektet publike mund ta sigurojnë këtë shërbim në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi”.

Illyrian Guard është hedhur në një treg të lirë duke pasur nga pas shtetin, që jo vetëm i mbulon kostot dhe investimet, por edhe urdhëron subjektet që fillimisht shërbimin e sigurisë ta kërkojnë te kjo kompani. Vetëm nëse ajo do ta refuzojë për shkak të pamundësisë, atëherë ato mund të kërkojnë shërbime te kompanitë e tjera private.

Pak ditë më parë, në një ceremoni në këtë shoqërimi të sigurimit policor,  vetë ministri Lleshaj tha se besonte që do të vazhdonte procesin e përmirësimit për të marrë vendin që i takon në kontekstin e subjekteve që ofrojnë shërbime sigurie në Shqipëri, për të realizuar një 'brand' të rëndësishëm në këtë fushë.

“Illyrian Guard”, sipas autoriteteve policore dhe qeveritare është krijuar në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë së objekteve shtetërore, pas një përvoje jo të mirë disa vjeçare të privatizimit të këtij shërbimi, i cili solli edhe një farë degradimi të cilësisë dhe të parametrave të sigurisë së shërbimit në objektet publike dhe shtetërore, por edhe një rritje astronomike të kostos së këtij shërbimi në këto objekte.

Pikërisht për të adresuar këto dy probleme: rritjen e cilësisë së shërbimit dhe uljen e kostos së tij, Qeveria Shqiptare mori vendimin për të krijuar “Illyrian Guard”, si një strukturë e cila do ta ofrojë sigurinë për objektet publike dhe shtetërore nga vetë shteti, nga një kompani shtetërore.

Lleshaj tha se fillimi është i rëndësishëm, por mbetet shumë për të bërë.

"Ne pretendojmë dhe do të arrijmë që “Illyrian Guard” të rrisë nivelin e saj profesional. Ne do të vazhdojmë së pari të kushtojmë vëmendje të madhe personelit, stafit që shëben në “Illyrian Guard”, të cilët duhet të përfaqësojnë një model të punonjësve që shërbejnë në fushën e sigurisë në kuptimin e integritetit, profesionalizimit, të arsimimit, të trajnimit, të kualifikimit dhe të motivimit" – deklaron ministri.

Do të ndiqet me rigorozitet procesi i ruajtjes së parametrave të integritetit të punonjësve të “Illyrian Guard”. Punonjësit e “Illyrian Guard”, duhet të jenë në lartësinë e emrit që mbajnë, “Roja Ilire”, në kuptimin e të gjithë parametrave profesionalë.

Si e cilëson Lleshaj këtë polici private

“Së pari integriteti, mbetet thashë “ADN-ja” e “Illyrian Guard”, na duhen njerëz me nder, me dinjitet, me profesionalizëm, me trimëri, me zgjuarësi. Pastaj na duhen njerëz që përditë zhvillohen profesionalisht. Misioni i punonjësve të “Illyrian Guard” nuk është të kryejnë vetëm shërbim dhe të shkojnë në shtëpi. Misioni i punonjësve të “Illyrian Guard” dhe i drejtuesve, i stafeve të saj është dhe do të jetë trajnimi i vazhdueshëm, përgatitja e vazhdueshmë në mënyrë që “Illyrian Guard” të bëhet një brand i rëndësishëm në fushën e sigurisë në vend edhe më gjerë. Në mënyrë që dalëngadalë pasi të mbulojë përgjegjësinë e saj për ruajtjen e të gjithë objekteve shtetërore, “Illyrian Guard” të mund të shohë për hapësira të reja, për tregje të reja edhe në fushën e ofrimit të shërbimeve ndaj subjekteve private në vend, pse jo edhe jashtë tij, kudo që kjo të bëhet e mundur. Për këtë duhen njerëz profesionistë, dhe profesionist njeriu bëhet vetëm atëherë kur trajnohet dhe zhvillohet çdo ditë. Ky është kushti i parë i profesionalizimit, performanca dhe zhvillimi saj çdo ditë. Ne do të vazhdojmë ta shohim me prioritet çështjen e “Illyrian Guard” edhe në kuptimin e modernizimit", shprehet Lleshaj.

“Ilirët” e  Lleshajt që po e fusin në sherr me

Ministri u shpreh se më tej gjatë prezantimit të kësaj force të policore se "ne kërkojmë që shërbimi i sigurisë të mos bazohet thjeshtë tek rojet fizike, por dalëngadalë të kombinohet midis angazhimit të teknologjisë moderne dhe njerëzve të përgatitur për përdorimin e saj. Kjo do të thotë që “Illyrian Guard” nuk do të synojë të shtojë numrat e saj, por do të synojë të shtojë mendjen e saj në kuptimin e pajisjes me teknologji moderne, dhe të zbatimit, dhe të implementimit, të teknologjive moderne në ruajtjen e objekteve të rëndësishme që ka".

“Ilirët” e  Lleshajt që po e fusin në sherr me

“Illyrian Guard” sot ruan një pjesë të madhe të pasurisë të këtij vendi, ruan objekte të rëndësisë së veçantë, ruan hidrocentrale, ruan Ndërmarrje Ujësjellësa, ruan spitale, ruan institucione të larta të shtetit, ministri, institucione të tjera qendrore, universitete dhe shumë e shumë institucione të rëndësishme të këtij vendi. Për ta plotësuar këtë, ne do të vazhdojmë të jemi përherë të motivuar për ta mbështetur këtë kompani, e cila siç thashë dhe siç duket do ta vazhdojë këtë proces rritjeje profesionale, dhe rritje e përmirësimi të imazhit të saj. Fatkeqësisht kemi pasur përvoja jo të mira në trajtimin e stafeve dhe personelit të kompanive që ofrojnë shërbime sigurie në vend. Pra, kompanive private ose operatorëve private që ofrojnë shërbime sigurie në vend. Me “Illyrian Guard” ne kemi vendosur një standard të ri shumë të lartë të trajtimit të personelit, të stafeve. Është një treg i madh, është një numër i madh njerëzish, profesionistësh që ofrojnë shërbim në këtë fushë, por që duhet të gjejnë trajtim të përshtatshëm në përputhje me legjislacionin dhe në përputhje me standardet në të cilat ne jetojmë” e ka mbyllur artikulimin e tij për këtë ministri Sandër Lleshaj, që e konsideron si një “fitore” personale një gjë të tillë, për funksionimin e së cilës vlerësimi duhet parë me kalimin e kohës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore