Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Ilaçi kundër Covid, Maqedonia e Veriut jep viston: Brenda javës përdoret ndaj të infektuarve

Ilaçi kundër Covid, Maqedonia e Veriut jep viston: Brenda javës

"Deri në fund të kësaj apo fillimit të javës tjetër, besoj se ilaçi Ivermektin do të arrijë në vend, i cili do të përdoret në trajtimin e pacientëve me Covid-19". Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve, MIA,Lirim Shabani, drejtori i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. 

Ai theksoi se janë miratuan të gjitha kërkesat që kishin nga spitalet dhe kompanitë farmaceutike që plotësonin kushtet.

"Kemi dhënë aprovim për import dhe u mbetet kompanive dhe shtëpive farmaceutike kur mund të sjellin ilaçet. Na paralajmëruan që do të ketë orë policore në disa vende dhe se do të jetë e vështirë që ilaçin të mbërrin brenda disa ditësh. Mendoj se do të mbërrijë ose në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër, dmth pas Krishtlindjeve kur rrugët e transportit do të jenë të lira. Ne kemi përfunduar të gjitha procedurat administrative dhe tani pyetja është teknike kur ata mund t’i sjellin fizikisht, duke pasur parasysh që ka lok daun në disa vende për shkak të pushimeve. Gjithsesi së shpejti do të arrijnë. Besoj se do të arrijnë për një javë ose dhjetë ditë,” tha Shabani.

Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me ndërlikime të coronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Drejtori i agjencisë, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë, kështu që nuk dihej nëse do të kishte interes për import.

Ivermektin është një ilaç që nuk prodhohet në vend dhe madje nuk ishte regjistruar atje. Edhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka miratuar këtë ilaç.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore