Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Ilaçi anti Covid/ “Dështimet”  e Shteteve të Bashkuara po frenojnë kërkimet për mjekimin

Ilaçi anti Covid/ “Dështimet”  e Shteteve

Përpjekja globale për të prodhuar ilaçe të dobishme anti-Covid po vështirësohet nga SHBA sepse studiuesit po testojnë ilaçet në "një mënyrë arbitrare dhe me pahir”, deklaroi eksperti që udhëheq programin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Programi britanik që përfshin 12,000 pacientë në disa qindra spitale vendase, ka arritur të identifikojë dy ditë më parë një medicament të ri për të trajtuar sëmundjen, ndërsa tregoi se dy mjekime të tjera, të konsideruara si “shpëtuese të jetëve”, në fakt, janë të padobishme.

Por dështimi i sistemit mjekësor të SHBA-së për të mbështetur këtë rezultat, do të thotë se trajtime të tjera premtuese që mund të kishin marrë dritën jeshile për përdorim të gjerë, duhet të mbeten ende në shqyrtim. Në veçanti, plazma e marrë nga gjaku i pacientëve me  Covid-19 dhe që përmban antitrupa të cilët mund të mbrojnë të tjerët kundër sëmundjes, ende duhet të testohet siç duhet në shkallë të gjerë.

"Dhjetëra mijëra njerëz tashmë janë dhënë plazëm në SHBA, por këto trajtime nuk u testuan," tha profesori Martin Landray, një nga themeluesit e programit anglez të Rimëkëmbjes.

"Ata thjesht u japin individëve plazmën në fjalë me shpresën se do të funksionojë. Janë dhënë sasi të mëdha dhe ata ende nuk e kanë idenë nëse ndihmon apo dëmton apo nuk ka ndikim, "shtoi Landray.

Testimet e ilaceve mbi grupe të ndryshme personash të cilët trajtohen në mënyrë të ndryshme, konsiderohen si “ standardi i artë” për përcaktimin e medikamenteve të dobishme. Programi britanik tregon se deksametazoni zvogëlonte vdekjen me një të tretën në pacientët Covid-19 në respiratorë, ndërsa hidroksiklorina, nuk ka efekt.  

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore