Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Ikin shirat, por rikthehen ngricat, i ftohti ‘mbërthen’ vendin

Ikin shirat, por rikthehen ngricat, i ftohti ‘mbërthen’ vendin

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, por kushtet atmosferike do të ndryshojnë nga dita e nesërme.

Sipas Shërbimet Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do t’ja lënë vendin ngricave, duke filluar nga dita e nesërme, ku moti do të jetë i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi e vrullshme dhe me rrahje përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe luginave.

Postimi:

Sistemi ftontal i cili kaloi në vend po përfundon aktivitetin e vet duke i lënë vendin masave masave ajrore të ftohta e të qëndrueshme.

Si rrjedhojë, ditën e mërkurë parashikohet mot i kthjellët me përjashtim të zonave malore ku vranësirat do të jenë të pakëta deri mesatare. Prej mesnatës e deri afër mëngjesit borë lokale e dobët në zonat malore.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi e vrullshme dhe me rrahje përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe luginave, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në një pjesën të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -7°C deri në 1°C

zonat e ulëta -2°C deri në 9°C

zonat bregdetare 1°C deri në 9°C

Ju urojmë të kaloni një ditë bukur!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore