
Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu
Prej ditësh, vendi ka qenë nën ndikimin e kushteve të mira atmosferike, duke na dhuruar plot ditë të ngrohta me diell. Por duket se kjo fundjavë do të sjellë vransira dhe reshje shiu.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë do të nisë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Gjatë ditës gradualisht vranësirat do të përçahen duke i lënë vendin kthjellimeve, por reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal deri në orët e pasdites dhe më pas ndërpriten.
Në lartësinë mbi 800 metra ne veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 1100 metra në juglindje priten reshje të dobëta bore.
Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqendruara përgjatë relieveve malore. Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites.


Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime
Historia e plotë >
“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >
“Sherr” në Kosovë/ Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqip...
Historia e plotë >
Çunat e Londrës të bëhen gati! Aeroporti i Kukësit së shpejti nis fluturimet, çmime konkurruese (Pamjet)

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Zgjedhje 2021




