Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

I prekur nga Covid/ Ish-deputeti socialist kalon në Reanimacion

I prekur nga Covid/ Ish-deputeti socialist kalon në Reanimacion

Rëndohet situata shëndetësore e ish-deptuetit të PS-së, Fatmir Toçi. Sipas burimeve të Gazeta “Shqip”, gjendja e ish-deputetit socialit është rënduar dje dhe mjekët janë detyruar që ta dërgojnë në Reanimacion.

Një ditë më parë Toçi me anë të një statusi në Facebook I bënte thirrje qytetarëve që të merrnin masat dhe të ruheshin nga Covid.

“Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.

Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur. Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë!”, shkruan ish-deputeti në Facebook.

I prekur nga Covid/ Ish-deputeti socialist kalon në Reanimacion

Postimi i plotë në Facebook

MIRËNJOHJE E FALËNDERIME

Interesimi i të afërmve, miqve, të njohurve dhe dashamirësve të shumtë për gjendjen time shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19 ma ka bërë më të lehtë përballimin e kësaj situate, si pjesë e rëndësishme e trajtimit shëndetësor që po përdoret, me sa duket deri tani, me sukses.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur mijëra mesazheve dhe interesimeve të vazhdueshme në forma të tjera nga e gjithë bota, informoj se gjendja duket e stabilizuar, edhe pse beteja me Covidin-19 vazhdon dhe, me sa duket, do të zgjasë akoma.

Nuk di si t’ju falënderoj për forcën dhe kurajën që me keni dhënë në këto çaste të vështira për mua dhe familjen time, duke demonstruar vlerat e një shoqërie humane e të qytetëruar, siç ka qenë dhe është shoqëria shqiptare.

Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.

Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur. Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë! ???.

Shoqëria ka nevojë jetike për ata sot më shumë se kurrë, ashtu sikurse edhe ata kanë nevojë që të gjithë ne të jemi më të ndërgjegjshëm e më të përgjegjshëm përsa po ndodh realisht në të gjithë botën.???

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore