Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“I jam lutur kryeministrit që…”/ Pipero tregon “përplasjen” me Ramën

“I jam lutur kryeministrit që…”/ Pipero tregon

Mjeku Pëllumb Pipero komentoi vendimin e qeverisë për hapjen e kinemave, për të cilin u shpreh se nuk ishte dakord. Sipas tij, ky vendim i qeverisë është një hap i nxituar.

Më tej Pipero ka treguar se i është lutur kryeministrit Edi Rama që të rishikojë gjobën për maskat. Ai sqaron se duhet të shtohen më shumë mundësitë që bluzat e bardha të jenë në komunikim me qytetarët.

 “Nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin se sa më urbanizimin. Ku ka më shumë qytetarë, ekspozimi është më i lartë. Kjo është një sëmundje urbane. Nuk mund të presim raste të mëdha në fshatra. Unë e kam konsideruar hapjen e kinemave një hap të nxituar, njësoj edhe për teatrot. Ky virus nuk na mundëson për këtë kohë të shijojmë dhe të ndajmë me artistët emocionet tona, njësoj dhe me kinematë. Jam ndoshta i pari dhe i fundit mjek që i jam lutur kryeministrit që gjoba të rishikohet dhe të shtohen më shumë mundësitë për ne bluzat e bardha të jemi në komunikim“, tha Pipero në studion e “Report Tv”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore