Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Humbjet nga Covid ranë me 50%, ish-ministri Shehu: Mashtrim, po fshihen "vdekjet plus"

Humbjet nga Covid ranë me 50%, ish-ministri Shehu: Mashtrim, po fshihen

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kundërshtuar deklaratat e qeverisë, ku këtë vit humbjet nga Covid në krahasim me një vit më parë kanë rënë me 50%.

Me anë të një reagimi, ish-ministri i Shëndetësisë shprehet se vetë INSTAT deklaron 18% më shume vdekje në periudhën Janar-Shtator 2021 nga e njëjta periudhë 2020.
"Numri i “vdekjeve plus”, që janë pothuajse të gjitha nga Covid a pasojat e tij, po sipas INSTAT vitin e kaluar ishte 12000 (si 9 mujor 9000), kur Qeveria deklaronte vetem 2400. Pra ky 9 mujor pritet të mbyllet me 10700 vdekje, me trend 14500 deri në fund të vitit. Humbjet në Shqipëri prej fillimit të epidemisë arrijnë në 26.500, duke rrezikuar të jemi kështu vendi i parë në Botë për 1 milion banorë", shprehet Shehu.

Gjithashtu ai shton se qeveria nuk mund të fshehë ato që cilësohen si vdekjet plus.

Reagim i plotë

Covid, numri i vdekjeve dhe gjendja katastrofale e vendit, nuk mbulohet dot gjatë me gënjeshtra.
Lexova dje me habi të thellë se Qeveria thotë që:
A--„Shqipëria ka këtë vit 50% humbje jete më paknga Covid se viti i kaluar“!!!
Ndërkaq vetë INSTAT deklaron 18% më shume vdekje në periudhën Janar-Shtator 2021 nga e njëjta periudhë 2020.
Numri i “vdekjeve plus”, që janë pothuajse të gjitha nga Covid a pasojat e tij, po sipas INSTAT vitin e kaluar ishte 12000 (si 9 mujor 9000), kur Qeveria deklaronte vetem 2400.
Pra ky 9 mujor pritet të mbyllet me 10700 vdekje, me trend 14500 deri në fund të vitit.
Humbjet në Shqipëri prej fillimit të epidemisë arrijnë në 26.500, duke rrezikuar të jemi kështu vendi i parë në Botë për 1 milion banorë.
“Vdekjet plus», nuk mund të fshihen, ashtu si kërkohet të veprohet nga kjo Qeveri me publikimin e vdekjeve Covid duke:
1-Shënuar si shkaqe vdekje komplikacionet e jo patologjinë bazë, që është Covid.
2-Shënuar si shkaqe vdekje patologjitë shoqëruese të pacientit e jo shkakun shpërthyes, që është përsëri Covid.
3-Mos regjistruar si vdekje Covid humbjet e jetëve në banesë prej tij.
4-Mos zyrtarizuar shkakun Covid të humbjes së jetës në spitalet periferike e ato private, për shkak se formalisht ato nuk lejohen të shtrojnë pacientë Covid.
5-Mos njohur si shkak vdekje pasojat post Covid, e shoqëruar kjo me mos ekzistencën e asnjë strukture polivalente për ato, qofte dhe ambulatore, në vend.
B--“Shqipëria ka rreth 30% raste të reja në ditë e 50% të infektuar aktualisht më pak se vitin e kaluar”
Qesharak ky pretendim i Qeverise, se ndërkaq pozitiviteti i testimeve qëndron në shifra tejet të larta 25-30%, kur vendet e tjera Europiane e kanë nga 0,5-2%.
Kjo tregon se numri i rasteve te reja dhe i të infektuarve është realisht shumë herë më i lartë se raportimet zyrtare.
Numri i testimeve duhet rritur shumë herë, për t'ju afruar një pozitiviteti të pranueshëm, gjë që padyshim do të ngrejë disa herë dhe zbulimin e rasteve të reja.
C--Dhe kulmi i ironisë është kur kjo ulje imagjinare e shifrave i dedikohet nga Qeveria “vaksinimit të suksesshëm”.
Kur aktualisht Shqipëria është në nivelet e 35% të populleisë të vaksinuar, ndërsa mesatarja botërore është 49%, duke u renditur në fund të Europës e nga fundi i Botës.
Dhe për më tepër në Shqipëri në shumicë janë përdorur vaksina me efekte të dyshimta, të pa certifikuara.
D--Kjo Qeveri, që kërkon të fshehë të vërtetën duke bërë rolin e strucit, duhet të kuptoje se:
--Vërtet numri i vdekjeve Covid mund të fshihet përkohësisht, por jo përfundimisht, sepse do të dalin të dhënat e „vdekjeve plus“, siç po ndodh.
--Se fshehja qoftë dhe e përkohshme e të vërtetës është jo vetëm faj shkencor e profesional, por dhe penal.
--Se në këtë mënyre nuk bëhët asgjë tjetër, veçse nuk përballohet kjo gjendje katastrofale ku kjo Qeveri e çuar vendin, duke e përkeqësuar atë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore