Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Humbi babanë prej Covid-19/ Gazetari i infektuar zbulon vendimin që ka marrë: Pas 21-ditësh...

Humbi babanë prej Covid-19/ Gazetari i infektuar zbulon vendimin që ka

Gazetari i njohur, Berat Buzhala, ka zbuluar se tani ka nisur jetën jashtë shtëpisë ku ishte i izoluar prej më shumë se dy javësh. Që në momentin që pati simptomat e para të Covid-19 dhe më pas doli se ishte i infektuar, ai u vetizolua.

Ditëm e sotme, gazetari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se tani nuk do të bëjë test për të parë nëse është apo jo negativ. Buzhala ka marrë këtë vendim pasi sipas tij, numri i personave që kanë nevojë për të ditur nëse janë të infektuar, është shumë i madh.

“Nuk e kam ndermend me shku me e harxhu edhe nje test, vec per me e konfirnu qe jam negativ, sepse numri i atyre qe kane nevoje me e dite nese jane infektu eshte teper i madh. Prej krejt simptomeve te COVID’it, tash me ka mbetur dhimbja dhe malli”, shkruan ai.

Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë ai humbi babanë, i cili ishte infektuar gjithashtu nga koronavirusi.

Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

Kane kaluar 21 dite prej dites kur i kam pase simptomet e para te COVID’it dhe 19 dite prej kur kam dale pozitiv ne test. Cdokush qe eshte test pas kaq kohesh ka dale negativ, posacerisht nese nuk ke simptome ne tre – kater ditet e fundit.

Nuk e kam ndermend me shku me e harxhu edhe nje test, vec per me e konfirnu qe jam negativ, sepse numri i atyre qe kane nevoje me e dite nese jane infektu eshte teper i madh. Prej krejt simptomeve te COVID’it, tash me ka mbetur dhimbja dhe malli.

Na, pjesa e mbetur e familjes, jemi shnosh e mire. Tash ka mundesi qe me shihni ne qytet, sepse kam mbete ngujut qe 1 shekull. E kuptoj secilin prej jush qe edhe me tutje deshiron me e mbajte distancen sociale (me te madhe se sa e parashohin rregullat) me mu. Edhe une do te kujdesem me e mbajte me ju, ne menyre qe mos me ju ngushtu.

Life must go on, ose sic ka thane Freddy Mercury show must go on.

Humbi babanë prej Covid-19/ Gazetari i infektuar zbulon vendimin që ka

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore