Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Hiqet për tre muaj aboneja e përgjithshme, Bashkia e Tiranës jep arsyet

Hiqet për tre muaj aboneja e përgjithshme, Bashkia e Tiranës jep

Aboneja e përgjithshme e udhëtarëve në Tiranë do të pezullohet për një periudhë tremujore. Ky është njoftimi i dhënë nga ana e bashkisë së Tiranës, e cila jep edhe arsyet se pse u mor një vendim i tillë.

"Gjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, duke respektuar kushtet teknike para pandemisë dhe duke ofruar shërbim të plotë me 100% të kapacitetit të mjeteve në operim", thuhet në njoftimin e bashkisë.

Gjithashtu bashkia thekson se "Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin Shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, e në vijim".

NJOFTIM I PLOTË

Nisur nga lajmet e publikuara në disa media, lidhur me abonenë e përgjithshme të transportit publik, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se:

Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit.

Gjatë kësaj periudhe, Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, duke respektuar kushtet teknike para pandemisë dhe duke ofruar shërbim të plotë me 100% të kapacitetit të mjeteve në operim.

Për këtë arsye, aboneja e përgjithshme e transportit publik do të hiqet nga qarkullimi vetëm për një periudhë të përkohshme 3 mujore (Qershor, Korrik, Gusht), me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit, si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave, frekuencat, kushtet e shërbimit, gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit.

Kjo periudhë do të shërbejë për studimin dhe analizimin e situatës, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi, si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve.

Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin Shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, e në vijim.

Riorganizimi dhe ristrukturimi i shërbimit të transportit publik në Tiranë është duke u bërë në bashkëpunim me GIZ.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore