Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Harta e qyteteve/ Tirana kampione për të prekurit me Covid, shtohet rastet në zonat bregdetare

Harta e qyteteve/ Tirana kampione për të prekurit me Covid, shtohet

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditiur se janë 123 pacientë në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” që po trajtohen,  ku 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore", deklaroi Dr. Rovena Daja.

Pjesë nga deklarata e sotme/ Situata në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë ju informon gjithashtu se:
Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara.

Vetem testet serologjike të aprovuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.
Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.


COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)

Testime totale 35438
Raste pozitive 4090
Raste të shëruara 2311
Raste Aktive 1667
Humbje jete 112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 787
Durrës 210
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore