Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

HARTA/ 10 qytetet në Shqipëri të prekur nga varianti Delta i COVID, 6 të infektuar kishin bërë këto vaksina

HARTA/ 10 qytetet në Shqipëri të prekur nga varianti Delta i
Foto ilustruese

Komiteti Teknik i Ekspertëve në konferencën e sotme për shtyp ka bërë të ditur se varianti i ri i COVID, DELTA, është konstatuar në 10 qytete në Shqipëri.

Sipas Komitetit qytetet ku janë konstatuar te infektuar me variantin DELTA janë Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Peqini, Korça, Mati dhe Vlora.

Silva Bino ndërkohë ka bërë të ditur se “6 prej rasteve kanë qenë të vaksinuar, 2 prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar me AstraZeneca. Dy prej rasteve me një dozë Pfizer, dy raste me dy doza Coronavac. Pavarësisht kësaj, ajo çka ka rëndësi dhe është për t’u theksuar se asnjë prej rasteve nuk ka pasur nevojë për kujdes spitalor. Ajo c’ka vihet re në botë sot, në spitale po rritet numri i të rinjve që kanë nevojë për kujdes spitalor. Duhet të jemi të kujdesshëm të promovojnë vaksinimin e të rinjve” tha Bino.

“Në Charite u dërguan 21 mostra klinike, nazale dhe faringiale, të cilat kanë rezultuar pozitive. Këto janë mostra që janë vënë mënjanë për periudhën 1 qershor deri në 12 korrik, kur kemi filluar të shikojmë edhe sinjalet e pazakonta. Këto mostra ne i kemi gjetur në një përhapje në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora, me numra të vegjël natyrisht”, ka bërë me dije drejtoresha e IShP, prof. Albana Fico.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore