
"Harrohet" kriza, shtohet eksporti/ KESH shet 31.92 milion € energji elektrike që nga janari
Fatura zyrtare për të siguruar energjinë elektrike vitin që lamë pas ishte 503 milionë euro, me çmimin mesatar 305 euro.
Kriza që përfshiu kontinentin evropian pati një efekt të rëndë edhe mbi buxhetin e Shqipërisë. Por 2023 ka filluar ndryshe. Shirat e bollshëm që kanë rënë gjatë 5 muajve të parë të vitit ka bërë që deri më tani, KESH jo vetëm të mos importojë por edhe të shesë.
Në fillim vit kur kishte edhe derdhje nga hidrocentralet, KESH u përpoq të depozitonte energji, por procedura rezultoi e pasuksesshme, sepse nuk kishte asnjë të interesuar.
Por, gjatë janarit u arrit të shitej 14.8 milion euro energji elektrike me çmimin mesatar 90 euro.
Nga janari deri në 20 Maj KESH ka arritur të shesë 31.92 milion euro energji elektrike, ndërsa sasia është 386 436 megawatt me çmim mesatar 82 euro. Shitjet ende nuk po kryhen në bursën shqiptare, e cila filloi funksionin e saj në 11 prill, pasi nuk ka likuiditetin e mjaftueshëm sipas KESH.
Ndërkohë për të shmangur luhatjet që çmimet pësojnë në sezonin veror KESH ka marrë disa masa.
Po përpiqet që të fusë në punë dy anijet e marra me qera në portin e Vlorës, për të cilat po kërkon lëndë djegëse të tipit Heavy Fuel Oil në një afat kohor prej dy vitesh.
Gjithashtu KESH ka hapur një tender për të blerë energji elektrike në periudha afatgjatë. Kontrata e parë përfshin blerjen e energjisë për një periudhë 3 vjeçare nga 1 Qershor – 31 Maj 2026, ndërsa procedura e dytë përfshin një kontratë pesëvjeçare 3+2 nga 1 Qershor– 31 Maj 2028.




Pikiata e euros/ Ibrahimaj prezanton masat lehtësuese për bizneset
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

LAJM I FUNDIT/ Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj ...
Historia e plotë >
Kush e nxori sekretin hetimor për arrestimin e Vangjush Dakos? SPAK bën ...
Historia e plotë >
Tiparet e Eurobondit: Çmimi më i shtrenjtë që në 2010, maturiteti ulet për shkak të interesave të larta

Këmbimi valutor/ Euro dhe paundi bien në pikiatë, çfarë po ndodh me dollarin?

Çfarë ndodhi? Euro dhe Paundi në minimumin historik, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet
Aktualitet


Shiste drogë jashtë shkollave në Greqi, prangoset 66-vjeçarja shqiptare
Historia e plotë >
Dita nis me mot të kthjellët, pasdite priten reshje shiu në të gjithë vendin
Historia e plotë >
