Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Hapja e shkollave/ Boçi: Qeveri me skenaristë, nuk ndjekin as shembullin e Kosovës

Hapja e shkollave/ Boçi: Qeveri me skenaristë, nuk ndjekin as

Partia Demokratike ka kundërshtuar planin e qeverisë për hapjen e shkollave në Shqipëri, duke e cilësuar sens telenovele.

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një reagim të tijin shprehet se nuk ka asnjë paketë financiare në lidhje me këtë proces të hapjes së shkollave dhe masa konkrete, por vetëm skenare.

Në reagimin e tij, Boçi thekson se qeveria nuk ndjek as shembullin e Kosovës që ka kërkuar shtesë prej 1 mijë mësuesish.

"Përgjatë kësaj kohe, nuk u mor asnjë ndërhyrje rregulluese. - Asnjë investim i bërë dhe asnjë i parashikuar. Ndërkohë,  klasat në shkollat e populluara, nuk janë shtuar dhe zhvillimi me turne, duke e shtrirë mësimdhënien në kohë, rrit rrezikun e përhapjes dhe ul përkujdesin e stafeve mësimore", shkruan Boçi.

Postimi i plotë

Qeveria është mjaftuar me publikimin e rregullave anti Covid që duhet t’i nënshtrohen nxënësit dhe tre skenarëve me sens telenovele. Paketë  financiare nuk ka. As dhe paketë masash konkrete.

Dhe pa këto,  protokollet e sigurisë mbeten vetëm në letër, pa garancinë e zbatimit rigoroz dhe janë fiktive. Shkollat në pjesën dërmuese, janë të degraduara fizikisht dhe kushtet e tyre higjeno-sanitare, i shërbejnë më shumë virusit se sa nxënësve.

- Përgjatë kësaj kohe, nuk u mor asnjë ndërhyrje rregulluese. - Asnjë investim i bërë dhe asnjë i parashikuar.

- Ndërkohë,  klasat në shkollat e populluara, nuk janë shtuar dhe zhvillimi me turne, duke e shtrirë mësimdhënien në kohë, rrit rrezikun e përhapjes dhe ul përkujdesin e stafeve mësimore.

Protokollet që të realizohen, kërkojnë një mbështetje financiare për nxënësit dhe mësuesit.

- Maskat një përdorimshe rrisin kostot e shkollës në masë të papërballueshme për familjet shqiptare.

- Ndërsa mjetet mësimore dhe didaktike, duhen rifreskuar në frekuencë të shpeshtë.

Por Rama nuk e ka në plan të harxhojë lekë për nxënësit e mësuesit.

- Në shumë pika rregullat janë krejt të pazbatueshme, sidomos me nisjen e motit të ftohtë, sepse shkollat janë pa sisteme ngrohje e në gjendje fizike mjerane.

- Klasat duhet të pajisen me banga një vendshe, për të siguruar distancën.

Një shembull: Italia fqinje porositi 3 milion të tilla.

- Ndërsa personeli mësimor duhet të shtohet në mënyrë emergjente, duke rishikuar dhe normën mësimore të mësuesit, puna e të cilit ngarkohet me shumë protokolle.

Leksioni vjen nga Kosova. Ministria e arsimit këtu kërkoi punësimin e 1000 mësuesve për përballimin e situatës.

- Është krejt e pamundur që ky personel aktual, të përballojë mënyrën e re të mësimdhënies me rregulla shtesë.

Por a ka mendje Rama me Shahinin për ta bërë këtë, për të financuar për arsimin, ndërkohë që bëjnë të kundërtën?!

Aspak! Arsimi, nxënësit, prindërit nuk janë në vëmendjen e tyre. Pa masat reale, konkrete dhe paketat financiare, shkollat ka rrezik të shndërrohen në “bomba” pandemike!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore