Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Hapja e Kapshticës, Policia: Duhet të bëni testin Covid për të udhëtuar drejt Greqisë

Hapja e Kapshticës, Policia: Duhet të bëni testin Covid për

Pala greke ka njoftuar hapjen e pikës kufitare të Kapshticës për të gjithë shtetasit shqiptarë. Por Policia kufitare e Korccës i ka ftuar që të jenë të kujdesshëm, pasi personat që duan të udhëtojnë drejt Greqisë duhet t'i nënshtrohen më parë testin të shpejtë Covid.

"Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qendrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën ëëë.travel.gov.gr".

Më tej theksohet se "pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t'i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi. Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar", thuhet në njoftimin e policisë..

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore