Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Hapet laboratori i dytë, Koraqi: Përballon 100 teste në 3 orë, vetëm për të sëmurët e spitaleve COVID 1 dhe 2

Hapet laboratori i dytë, Koraqi: Përballon 100 teste në 3

Teksa Shqipëria po shënon shifra në rritje të të infektuarve, masat që po ndërmarrin autoritetet shëndetësore konsistojnë në shtimin e kapaciteteve laboratorike për testimet por edhe me pajisje të ndryshme përsa i përket reparteve intensive që merren me trajtimin e personave që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Pas laboratorit të referencës në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e SARS COV2 do të kryhen edhe në QSUT. Sipas ekspertëve edhe ky laborator është i biosigurisë 2, i certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Krahas testimeve Real Time PCR në këtë laborator do të kryhen edhe testimet serologjike të bluzave të bardha, ku në fakt kanë vazhduar gjatë kësaj periudhe për të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të përballjes me pandeminë.

Për të folur rreth kësaj teme ishte në një lidhje skype me emisionin “Wake Up”, shefi i Shërbimit të Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, profesor Andi Koraqi. Ky i fundit tha se në fakt këto teste do të bëhen vetëm për të sëmurët e spitaleve COVID 1 dhe COVID 2, siç parashikon dhe protokolli.

"Ky laborator përballon 100 teste në 3 orë ose më shumë. Varet nga intensiteti i punës"- tha ai. Po sa të sakta janë këto teste?  Shef i Shërbimit të Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT,  thotë se askush nuk mund ta thotë me saktësi sesa është marzhi i gabimit.

"Por kur flitet për aparatura që i japin përgjigjet në kohë reale dhe laboratore të certifikuara  marzhi i gabimit është i vogël"- tha profesor Andi Koraqi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore