Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Hapen kufijtë për pushuesit/ A do të përfitojnë ata që kanë marrë vaksinën kineze dhe ruse?

Hapen kufijtë për pushuesit/ A do të përfitojnë ata

Komisioni Europian ka propozuar rihapjen e kufijve për pushuesit nga vendet me nivele të ulëta të infeksionit Covid-19 dhe për këdo që është vaksinuar plotësisht.

Plani është hartuar nga Komisioni Evropian dhe pritet të vihet në zbatim duke nisur nga fillimi i qershorit edhe për vende të treta që janë jashtë unionit.

Me rritjen në mënyrë dramatike të shkallës së vaksinimit në vendet anëtare të BE-së, zyrtarët e Komisionit thanë se është koha për të zbutur rregullat edhe për pushuesit.

Kufijtë e BE do të rihapen deri në fillim të qershorit, thanë zyrtarët, me marrëveshjen që do të kërkohej nga vendet anëtare gjatë takimeve të martën dhe të mërkurën.

Sipas propozimit të Komisionit do tu lejohet hyrja të gjithë atyre që janë vaksinuar me vaksina të autorizuara nga BE.

Bëhet fjalë për vaksina të autorizuara nga EMA, duke përfshirë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. EMA nuk ka aprovuar ende vaksinën kineze dhe ruse Sputnik V dhe CoronaVac.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore