Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Gripi i Shpendëve/ Ministrja e Bujqësisë nxjerr urdhrat: Shtetet ku ndalohet importi i mishit dhe vezëve

Gripi i Shpendëve/ Ministrja e Bujqësisë nxjerr urdhrat: Shtetet

Gripi i Shpendëve po rrezikon Shqipërinë dhe për këtë ministria e Bujqësisë ka nxjerrë vendimin për të ndaluar importimin e mishit të shpendëve nga dy shtetet, Kosova dhe Greqia.

Dy urdhrat e posaçëm janë firmosur Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi dhe kërkohet ndalimi i hyrjes apo tranzitimi të shpendëve të gjallë, mishit dhe vezëve të tyre në territorin tonë nga rajonet e Epirit, Maqedonisë dhe Trakes në Greqi, ku përfshihet kryesisht Selaniku, Janina, Dhespotria dhe Kozani, ndërsa në një urdhër tjetër të datës 1 Qershor ka bllokuar tërësisht importin nga Kosova.

Në mesin e Janarit, Ministria e Bujqësisë ndaloi importin e shpendëve dhe mishit të tyre nga Polonia, Sllovakia, Çekia, Hungaria, Gjermania, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Holanda, Lituania dhe Izraeli, bllokim i cili vazhdon të jetë në fuqi.

Pjesën më të madhe të importit të mishit të shpendëve Shqipëria e ka nga Brazili, por sasi të konsiderueshme ka dhe nga Greqia e Kosova.  Virusi i gripit të shpendëve mund të transmetohet te njeriu dhe të shkaktojë komplikacione të rënda shëndetësore, por deri më sot është konstatuar vetëm 1 rast në Kinë të transmetimit të tij te njeriu.

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore